Vrau gabimisht 28-vjeçaren te
Blloku, burg nënoficerit të FA

Vrau gabimisht 28-vjeçaren te<br />Blloku, burg nënoficerit të FA
TIRANE-  Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit burg për Ndriçim Ballën i cili akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës mbrëmjen e 9 shtatorit.

Vrasja ndodhi në lokalin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili ishte në pronësit ë bashkëshortit të Hoxhës dhe Elton Fusha e kishte marrë me qera.

Ndriçim Balla, nënoficer i Forcave të Armatosura u arrestua dy ditë më parë dhe sot doli para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

"Ndriçim Balla ka qëlluar 6 herë me pistoletë. Vrau Majlinda Hoxhën"- ka thënë prokurori i çështjes në seancë.

Masa e arrestit u dha nga gjyqtarja Anila Kristo. Gazetarët janë lejuar  të ndjekin seancën për pak dhe më pas seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
ndricim balla ne gjyq
(Foto: Gjyqi ditën e sotme ndaj Ndriçim Ballës)

ARRESTIMI DHE VRASJA
Më 18 shtator u bë arrestimi i Ndriçim Ballës, 33 vjeç, nënoficer pranë “Shkollës së Bashkuar” si personi i dyshuar për vrasjen e 9 shtatorit.
Nga të dhënat e policisë u mësua se, Balla ka dashur që të vrasë Elton Fushën pasi ky i fundit kishte pasur një sherr me vëllanë e të ndaluarit. Sherri duket se ka nisur për shkak të një borxhi prej 25 mijë lekësh që Fusha i kishte vëllait të Ndriçim Ballës.

Policia ka arritur të zbardhë detajet e kësaj ngjarjeje pasi objektivi kryesor i të arrestuarit nuk ka qenë vajza e vrarë në këtë ngjarje, por Elton Fusha. Pas marrjes në pyetje, nënoficeri deklaroi se Fusha i ka një borxh të konsiderueshëm në të holla vëllait të tij dhe nuk ia kthente.

28-vjeçarja Majlinda Hoxha u vra gabimisht gjatë atentatit, pasi ajo ndodhej e ulur në lokal bashkë me Fushën dhe një Bashkim Hoxhën, bashkëshortin e saj.


majlinda hoxha
(Ne foto vendi ku ndodhi vrasja, me 9 shtator dhe viktima, Majlinda Hoxha)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania