Muhamet Belba, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar më parë me 22 vite burg për 'Vjedhje me armë me pasojë vdekjen', është ekstraduar sot nga Belgjika në Shqipëri.
Esktradimi ka ardhur pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore në Belgjikë
Muhamet Belba, 51 vjeç është arrestuar në Belgjikë pasi më 17 shkurt 1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.
Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 22 vite burg në mungesë.