Vrau gruan dhe kunatën, kryebashkiaku i Mallakastrës: Vëllai pësoi vdekje klinike, fëmijët ende nuk dinë ç'ka ndodhur

Krimi në familje që tronditi Ballshin, ku Gazment Musta vrau gruan dhe kunatën me thikën e bukës është rikthyer në vëmendjen e publikut. (LEXO KËTU)

Në një prononcim për mediat, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur lidhur me dy fëmijët e çifitit, traumën dhe gjendjen e keqe financiare në të cilën ndodhet familja e dy motrave të vrara. 

Kryebashkiaku Kapllanaj u shpreh se dy fëmijët janë dërguar në fshatin SOS dhe se ata ende nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në familjen e tyre edhe pse në momentin e krimit, dy fëmijët 3 dhe 7 vjeç, të cilët kanë qenë në banesë.

“Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi të shokuar dhe na janë dashur ditë të marrim veten. Është një dramë për fëmijët që kanë përjetuar tmerrin në shtëpinë e tyre. Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS.  Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës.  Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur.”

Ndërkohë që kryebashkiaku i Mallakastrës ka folur edhe mbi gjendjen e familjarëve të dy motrave të vrara vetëm ditën e dytë të vitit 2019.

“Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë.  Duke qënë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit."

Autori Gazment Musta vrau me thikën e bukës gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe, dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe pasi kërkoi që të shkonte tek prindërit e saj për festat. Në momentin e krimit, Gazment Musta ishte në gjendje të dehur pasi sapo ishte kthyer nga vizita e prindërve të tij në fshat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • platon: 04/02/2019 17:10

    beni dicka per femijet mos e fusni ne burgim te perjetshem futeni ne nje psikiatri psikopatin e te shkojne ta takojne femijet cdo jave.pere femijet jo per ate ndyresiren.

    Përgjigju
  • Tata: 08/01/2019 22:05

    O SHQIPE NUK TE SHKON PER SHTAT KY PSEUDONIM ME ATE CKA SHKRUAN .NUK ASHT FUKARALLIKU AI QE BEN TE TILLA KRIME PO ASHT GJAKU PREJ KRIMINELI . FAKARA SOT MYND TE JETE NJE SAKAT APO I SEMURE SE RRUGET SI GJITH TE TJERET KAN QEN HAPUR.PO SIKUR NUK SHKON DHE FUKARS DHE I DEHUR .

    Përgjigju
  • Miri: 08/01/2019 20:51

    Fukarallek maskarallek

    Përgjigju
  • shqipe: 08/01/2019 16:31

    Po pse te tronditeni se kuptoj. I keni derguar njerzit ne varferi ekstreme me politikat e juaja te vjedhjes e thoni si ka mundesi. varferia ben ate qe as pushtuesi sta ben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen