Shqiptari Klodi Lesi, i cili vrau bashkëshorten e tij greke me thikë dy vite më parë, iu është drejtuar me një kërkesë prindërve të viktimës. Mediat greke raportojnë se shqiptari iu ka kërkuar prindërve të ish-gruas së tij që të takohet dhe të flasë me fëmijët.

Kërkesa e 37-vjeçarit shqiptar erdhi nga burgu, ku ndodhet që pas vrasjes së gruas së tij, Lela Mavromati. Lesi dhe e shoqja ishin prindër të dy djemve, të moshës 6.5 dhe 8 vjeç.

Këta të fundit jetojnë me prindërit e grekes së vrarë, që pas ngjarjes kriminale. Klodi Lesi e goditi gruan e tij për vdekje në sy të djalit të madh, të cilin e rrëmbeu për 18 ditë, por më pas ra në pranga, duke përfunduar në burg.

d.c./shqiptarja.com