Gjykata ka urdhëruar shtrimin në spitalin psikiatrik të shtetasit Ylber Bajrakurti, i cili pak ditë më parë terrorizoi Malësinë e Madhe, duke vrarë me sëpatë gruan e tij. Gjykata vendosi sot shtrimin e detyruar në këtë spital për 2 muaj të Bajrakurtit.
/Shqiptarja.com
Njoftimi i policisë:
Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.
d.c./shqiptarja.com









