Krimi në familje tronditi mbrëmë Malësinë e Madhe, pasi një burrë vrau gruan e tij duke e goditur më sëpatë në kokë, për xhelozi. 

Viktimë mbeti Lumturie Bajrakurti 42-vjeçe, ndërsa autori bashkëshorti i saj, Ylber Bajrakurti, i cili është arrestuar menjëherë nga policia. Motivet e ngjarjes sipas policisë kanë qenë xhelozia, ndërsa njëkohësisht autori kurohej edhe nga sëmundje mendore. 

Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, Report Tv ka siguruar fotot e autorit dhe viktimës. Fotoja i përket pikërisht një momenti të rëndësishëm në jetën e çiftit nga martesa e tyre vite më parë.  
cifti koplik
(Foto e çiftit nga Malësia e Madhe)

Konflikti mes çiftit ka nisur brenda në banesë dhe ka vijuar jashtë saj, ku burri ka marrë sëpatën duke e goditur në kokë. Ylber Bajrakurti, kishte probleme dhe trajtohej si i sëmurë mendor, ndërsa shkak i sherrit ishte bërë xhelozia në çift. Pas konfliktit 42-vjeçari masakroi gruan. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com