TIRANE- Gjin Menga njeriu që ekzekutoi bashkëshorten e tij Liljana Menga, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Gjatë ditës së djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar para gjykatës shpalljen fajtor dhe dënimin me burg përjetë të pandehurit Menga, pasi ky i funidt në datën 14 shtator 2009. Sipas prokurorisë viktima Liljana Menga ka qënë ajo që ka dashur të vrasë me çifte bashkëshortin e saj, Gjin Menga, por për shkak se arma ishte në sigurese, nuk ka mundur të qëllojë. Më pas i pandehuri e ka ndjekur bashkëshorten duke e goditur me qytën e çiftes, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas akuzës i pandehuri ia ka marrë çiften nga duart dhe viktima ka dalë jashtë banesës duke bërtitur se do të shkonte në polici. I pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa, e ka goditur me çiften që mbante në duar, por viktima nuk është rrëzuar pasi arma ishte e mbushur me saçma për zogjtë. Viktima është drejtuar për nga stalla e bagëtive, aty ku i pandehuri mbante armën automatike tip “Kallashnikov” dhe ka tentuar të mbyllë derën nga brenda. I pandehuri e ka shtyrë derën megjithë forcën e tij dhe viktima nuk ka mundur dot të vendosë shulin.
Dera e shtyrë me forcë ka goditur viktimën e cila është mbështetur pas murit dhe ngaqë i pandehuri ka dëmtuar këmbën ajo ka patur kohë të shkonte tek vendi ku ishte futur automatiku në një fuçi druri. Ndërsa viktima është përpjekur të ulë fuçinë, i pandehuri i është afruar dhe e ka goditur disa herë në kokë me tytën e armës së gjahut dhe ka marrë automatikun nga fuçia, dy karikatorë që ishin po aty, rripin e fishekëve të armës së gjahut me disa fishekë dhe është nisur për t’i dorëzuar në polici. Sipas prokurorisë shkak i lindjes së konfliktit që u mbyll me vrasjes ishte refuzimi i gruas për ti dhënë mëngjesin burrit.
Pyetjeve të oficerëve të policisë gjyqësore mbi shkakun e vrasjes së bashkëshortes,i pandehuri i është përgjigjur se çifti ka patur konflikte të herë pas hershme dhe kohët e fundit filluan duke i shtuar konfliktet familjare, pasi ajo nuk e pyeste më dhe bënte çfarë kishte qejf sipas mendjes së saj. Viktima nuk i bindej më autoritetit të të pandehurit, duke mos e respektuar si bashkëshort, madje, i kishte thënë se me ndihmën e djemve do ta përzinte nga shtëpia.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com