Vrau ish-gruan e tij gjyqtare, shtyhet me një javë vendimi për Fadil Kasemin

Vrau ish-gruan e tij gjyqtare, shtyhet me një javë vendimi për Fadil Kasemin

Fildes Hafizi, gjyqtarja e vrarë dhe ish-burri i saj që e vrau, Fadil Kasemi

Është shtyrë sërish gjyqi për dhënien e vendimin për Fadil Kasemin, burri që vrau ish-gruan e tij gjyqtare, Fildes Hafizi. Gjyqi është shtyrë pasi avokati mbrojtës i Fadil Kasemit, Ilia Ilia nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare për të bërë mbrojtjen e Kasemit.

Gjykata mori në administirm provat shkresore për gjendjen psikike të Fadil Kasemit gjithashtu foto ku tregoheshin marrëdhëniet familjare. Seanca e radhës u vendos për në 17 janar në orën 10:00.

Më 27 dhjetor prokuroria dha pretencën për Fadil Kasemin. Organi i akuzës kërkoi burgim të përjetshëm për Kasemin. Ai u vu në hetim pasi më 31 gusht 2017 qëlloi tre herë me pistoletë teksa gjyqtarja po dilte nga një qendër estetike në rrugën “Hoxha Tahsim”. Hetimi gjyqësor ndaj Kasemit përfundoi pas 24 seancash, ku nuk munguan mbi 20 dëshmi nga efektivët e policisë që e prangosën, personi që u kërcënua me armë për ta larguar nga vendi i krimit e deri tek fëmijët e  çiftit. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja