TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut në tetor të vitit 2021.
Vendimi u dha nga trupa e gjyqtarëve Qemal Zaimi, Taulant Banushi dhe Lutfije Celami të cilët nuk morën parasysh ankimin e autorit dhe lanë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Elbasan.
Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku kryekamarieri, Gazment Kurmaku i tha atë kohë Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty. Llapushi kapi nga fyti Kurmakut, e kërcënoi me thikë, e më pas e vrau. 57-vjeçari ndërroi jetë në spital 5 ditë më vonë pas ngjarjes.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









Ketu tek ne,merr maksimumi 7-10 vjet burg per vrasjen e nje qeni,apo maceje e gjoba qe variojne nga 150-250 000 $,ky vrau nje njeri e u denua 17 vjet burg.Kaq vlen jeta e nje njeriu ne Shqiperi eshte baraz sikur te kesh vrare nje qen e nje mace.
Përgjigju