Vrau kineasten dhe plagosi regjisorin, policia: Aktori Alec Baldwin qëlloi me plumba të vërtetë

Vrau kineasten dhe plagosi regjisorin, policia: Aktori Alec Baldwin qëlloi me plumba të vërtetë

Kineastja Halyna Hutchins dhe aktori Alec Baldwin

Aktorit Alec Baldwin iu dorëzua një armë e mbushur me plumba të vërtetë, për t'u përdorur gjatë xhirimeve të filmit, në New Mexico, ku qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins dhe plagosur regjisorin e filmit Joel Souza.

“Mendoj se faktet janë të qarta. Baldwin iu dha një armë. Arma është funksionale dhe nga ajo ka qëlluar me plumba të vërtetë (i mbushur me barut)”, tha Mendoza.

Kështu bëri të ditur Shefi i Policisë në Santa Fe, Adan Mendoza, i cili tha se ende po zhvillohen hetime dhe se ende duhen kryer intervista të shumta.

Megjithatë ai shtoi se në këtë fazë disa elemente janë të qarta. Autoritetet kanë gjetur rreth 600 prova në lidhje me hetimin, duke përfshirë tre armë zjarri dhe 500 fishekë municionesh.

Sherifi u tha gazetarëve se ishin deri në 100 persona në xhirimet e filmit Western, të quajtur Rust, kur ndodhën të shtënat, dhe se të gjithë do të merren në pyetje.

 “Arma nuk do të duhej të ishte aty. Tani do të zbulojmë se si arriti atje dhe pse ishte atje”, shtoi ai, duke konfirmuar se ende nuk ka një aktakuzë për rastin.

Deri më tani në bazë të hetimit nuk është bërë asnjë arrestim apo ngritur ndonjë akuzë.

Të shtënat kanë shkaktuar tronditje në industrinë amerikane të filmit, duke nxitur një debat rreth sigurisë së protokolleve në film dhe televizion.

Gjatë xhirimeve shumë shpesh përdoren armët e zjarrit të vërteta dhe janë të mbushura me plumba pa kokë – të cilët shkrepën dhe krijojnë zhurmë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen