TIRANE - 35 vite burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për Ndriçim Ballën, ish-nënoficerin e Forcave të Armatosura i cili vrau aksidentalisht një 28 vjeçare dhe la të plagosur objektivin e tij. Ky është vendimi i gjykatës, kryesuar nga gjyqtarja Ardiana Beraj, lidhur me akuzat ndja Ballës vrasje në rrethana gjyqësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 Shtatorit të vitit të kaluar në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranës.
Një borxh prej 25 mijë lekësh që vëllai i Ballës kërkonte nga i plagosuri Elton Fusha duket se ka qenë shkaku i këtij atentati. Majlinda Hoxha, e cila pinte kafe në lokalin që mbahej me qera nga Elton Fusha, mbeti e plagosur aksidentalisht ndërsa Balla kërkonte të vriste Fushën.
Dënimi me 35 vjet ishte dhe kërkesa e Prokurorit Ramadan Troci, i cili u kthye në vëmendjen e mediave për urdhër arrestin që lëshoi ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Prokuroria: 35 vjet burg Ndriçim Ballës,vrau me 6 plumba 28 vjeçaren