Vrau me 9 goditje me thikë komshiun në Korçë/ Autori iku fjeti, armën e fshehu në tualet! E 'tradhtuan' njollat e gjakut në dorezën e derës

KORÇË- 65-vjeçari, Apostol Bozhgolli ka mohuar para togave të zeza të jetë ai autor i vrasjes së fqinjit të tij Petrika Treska tre ditë më parë, megjithatë në varësi të provave, Gjykata caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg".

***
Vrasja e Petrika Treska në Korçë, është kryer me gjakftohtësi absolute nga Apostol Bozhgoli, i cili pasi ka qëlluar komshiun 9 herë me thikë brenda në banesë, është larguar një kat më lart në apartamentin e tij, ka mbyllur derën dhe më pas është shtrirë e ka fjetur. Krimi që tronditi këtë javë qytetin e Korçës,ka ndodhur për motive të dobëta, ku shkak ka qenë një llampë në shkallët e pallatit. Treska është vrarë sapo bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia në drejtim të banesës së nënës së saj,e cila ishte e sëmurë. Kur është kthyer në shtëpi, gruaja ka gjetur burrin të shtrirë në korridor. Apostol Bozhgoli, është një person që kishte konflikte me të gjithë banorët e pallatit ku banonte, për shkak edhe të çregullimeve mendore që ai kishte. Por konflikti me Petrika Treskën ka qenë fatal për këtë të fundit, pasi 67-vjeçari është qëlluar 9 herë me thikë brenda në banesën e tij, nga Apostol Bozhgoli. Sipas policisë së Korçës, Bozhgoli ka vepruar me gjakftohtësi.

Ai pasi ka lënë të shtrirë dhe të mbytur në gjak në korridor Petrika Treskën, qetësisht është larguar në banesën e tij pa u vënë re, nga banorët e tjerë të pallatit. Por Bozhgoli në ikje e sipër ka kryer një gabim fatal që do të sillte identifikimin e këtij personi, megjithëse ai pas vrasjes u shtri në krevatin e tij dhe flinte. Ndërsa një kat më poshtë dergjej i pajetë, trupi i Petrika Treska. Bozhgoli ka lënë njolla gjaku në dorezën e derës së apartamentit të tij, njolla këto që janë vërë re nga punonjësit e policisë. Menjëherë është krijuar dyshime se pikërisht në këtë apartament ka hyrë vrasësi i 67-vjeçarit Petrika Treska. Efektivët e policisë kriminale, kanë trokitur disa herë në derën e apartamentin duke bërë thirrje nga jashtë se janë “Policia”, dhe të zotët e shtëpisë duhet të hapnin derën dhe të jepnin sqarime. Por çuditërisht nga brenda shtëpisë nuk vinte asnjë reagim. Gjatë kësaj kohe autori i krimit kishte arritur të merrte të gjitha masat, pasi kishte larë thikën e krimit dhe e kishte fshehur atë në një pjesë të tualetit të apartamentit. Pas këtij veprimi ishte shtrirë për të fjetur. Pas disa orë orvatje për të hyrë në banesë, oficerët e policisë së Korçës, kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëseve për të hapur derën e blinduar të shtëpisë.

Megjithatë, me të mbërritur në vendgjarje, zjarrfikësit kanë sugjeruar që hyrjen në apartamentin e autorit të dyshuar të krimit, ta realizonin nga ballkoni i apartamentit, duke përdorur shkallët. Një zjarrfikës, ka hyrë në apartament dhe ka konstatuar se njeriun që kërkonte policia për disa orë, ishte pikërisht brenda në shtëpi dhe qëndronte i shtrirë në krevat i mbuluar me një batanije. Bozhgoli është zgjuar nga “gjumi” dhe ka filluar të kërkojë llogari se pse kishin hyrë në banesë nga ballkoni, por zjarrfikësi i ka pohuar se një gjë të tillë e ka kryer me urdhër nga policia. Më tej është hapur dera dhe në banesë kanë hyrë oficerët e policisë së Korçës, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme proceduriale, duke konstatuar njolla gjaku në një nga divanet e apartamentit, sekuestruar një thikë të fshehur në ambientet e tualetit.

Njëherësh është kryer dhe arrestimi i Apostol Bozhgolit, i cili fillimisht nuk ka pranuar autorësinë e krimit, por më pas ka pranuar gjithçka, duke treguar se shkak i kësaj vrasje ka qenë një grindje për ndriçimin e shkallës së pallatit. Momentalisht policia dhe prokuroria e Korçës kanë ngritur ndaj Bozhgolit akuzën e “Vrasjes me dashje”.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë