Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 35 vite burg Azgan Mërnicën, i cili vrau me armë zjarri, efektivin e forcave “Shqiponja”, 28-vjeçarin, Novruz Cenalia.
Më herët Gjykata e Fierit e kishte dënuar Mërnicën me burgim te përjetshëm. Prokuroria e akuzoi Mërnicën për veprat penale “vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit”, “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit.
I ndjeri Cenalia kishte tre vjet që mbante uniformën e forcave “Shqiponja”. Konflikti mes viktimës dhe Azgan Mërnicës, nisi për shkak se ky i fundit teksa i jepte makinës, u fut në kthesë me shpejtësi të lartë, pa e kontrolluar rrugën. Polici i ka tërhequr vëmendjen për këtë veprim, ndërsa Mërnica ka zbritur nga makina me çantën ku kishte futur armën.
Mërcnica e ka qëlluar në fytyrë 28-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mërnica u vetëdorëzua pas 48 orësh në arrati, pas negociatave të policisë me familjarët e tij. Në momentin e arrestimit dhe para tokave të zeza tha se nuk ishte i penduar për ngjarjen. Video e tij e arrestimit dhe dëshmia para autoriteteve ngjalli reagim dhe zemërim në opinion publik.
Komente












hapeni ceshtjen nga fillimi...te denohet me burg perjete....
PërgjigjuPo ka raste qe ato lehtesirat e kodit penal nuk duhen marre ne konsiderate se ka dhe nje kod moral e shoqeror. ky ngriti dore ndaj shtetit pike. duhej burgim i perjetshem. Me kete logjike le te dalin dhe ato te burgosurit perjete qe jane bere 25 vite e me shume
PërgjigjuShume pak e kane denuar,duhej /burg per jete/.
PërgjigjuTurp i madh ky lloj denimi per kete mostren qe e vrau dhe qeshte kur u dorezua pasi u fsheh si mi kanali 3 dite. Mire qe denim me vdekje skemi ,por ky plehra meritonte me e pakta 3 burgime te perjetshme. Ja pse nuk behemi dot shtet,sepse te vrasesh policin ke vear shtetin dhe kur shteti nuk mbron dot policin eshte shtet i vdekur.
PërgjigjuKa lehtesira kodi penal: 1 merret parasysh mosha e re dhe fakti qe eshte i padenuar me pare 2 krimi eshte pa paramendim per motive te castit banale 3 polici nuk ishte ne krye te detyres por thjesht qytetar ne ate rrethane . Fatkeqisht keto jane faktet !