Report Tv ka siguruar fotografinë e 48-vjeçarit Artur Çangu, i cili mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri në Nikël të Fushë-Krujës.

Po ashtu, nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se autori i vrasjes, 33-vjeçari Eduart Afmataj, ka qenë dhëndër në fisin e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Të shtëna me armë zjarri në Nikël të Fushë-Krujës, mbetet i vdekur një person! Detajet e para (EMRAT)