Vrau me mjete prerëse grekun
pas 3 vitesh arrestohet në Vlorë  

Vrau me mjete prerëse grekun<br />pas 3 vitesh arrestohet në Vlorë  
VLORE-  Një 28 vjeçar, i shumë kërkuar nga policia greke është arrestuar sot nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi grek në shkurt të 2010.
 
Marjo (Sajmir) Arshi Ramaj akuzohet se më 6 shkurt të 3 viteve më parë ka vrarë me mjet prerës shtetasin grek me inicialet J.S, në Petralona të Greqisë.
  
 Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka nisur në Greqi dhe është transferuar në Shqipëri.
 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të Vjedhjes me pasojë vdekjen” parashikuar në nenin 141 i Kodit Penal.
 
Operacioni i arrestimit të 28 vjeçarit banues në fshatin Picar, komuna Armen, Vlorë,  është koduar “ Transferimi”

“Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë janë duke shkëmbyer në mënyrë intensive informacion me Agjensitë Ligjzbatuese Greke pasi ky shtetas dyshohet edhe për ngjarje të tjera të rënda kriminale. Ky shtetas ka qënë i shumëkërkuar nga autoritetet greke dhe disa herë ka arritur t’i shpëtojë operacioneve për arrestimin e tij.   “- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Vlorës.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit do njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e të pandehurve

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit do njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e të pandehurve