Vrau me shkop në kokë babanë 52 vjeçar, Gjykata e Fierit lë në burg 25-vjeçarin (VIDEO)

Erdis Rapi, 25-vjeçari, që qëlloi për vdekje babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç dy ditë më parë, do të qëndrojë në burg. 

Vendimi për masën e sigurisë është marrë sot nga Gjykata e Fierit .

I riu goditi me shkop në kokë të premten babain e tij i cili gjeti vdekjen në vend. Report Tv raportoi se në rrjetin e tij social, i riu ishte shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë ndërsa i pëlqen që ta quajë veten "djalë unik".

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit i cili sot pritet të mësojë nëse do të qëndrojë apo jo në burg.

Ngjarja e rëndë tronditi banorët e zonës. Pas aktit të rëndë fqinjët kanë folur për mediat, ku shprehen se të dy grindeshin shumë. Fqinjët thonë se ata jetonin vetëm të dy dhe vuanin nga probleme të shëndetit mendor, por janë shprehur se këtë akt nuk e prisnin të ndodhte kurrë.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë