
Komisariati i policisë Gjirokastër
Ka qenë një konflikt i çastit që çoi drejt vdekjes 60-vjeçarin Ilirjan Ruca ditën e sotme në Gjirokastër. Në polici, autori i ngjarjes, Afrim Nazifi ka thënë se e qëlloi viktimën, pasi ky i fundit e ofendoi.
Mësohet se viktima, Ilirjan Ruca ishte pronar i një lokali, ndërsa Afrim Nazifi, pronari i një dyqani në pazar.
Ata u përfshinë në konflikt të çastit për motive që nuk dihen ende, por situata agravoi duke bërë që Nazifi të merrte thikën dhe të qëllonte 60-vjeçarin, Ku i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mund të mbijetonte.
Lajmi kryesor:
U plagos me thikë pas sherrit për pronën, humb jetën në spital 60-vjeçari në Gjirokastër! Autori në polici: Më ofendoi











