Vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, masë e sigurisë me burg për Alfred Kipen

Vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, masë e sigurisë me burg për Alfred Kipen

Një gjykatës në Milanos ka marrë masën për arrest me burg për Alfred Kipen, shqiptarin e akuzuar për vrasjen e bashkëjetueses së tij Luljeta Heshta, e cila ushtronte prostitucion në vendin fqinjë. 42-vjeçari shqiptar, për njëzet vjet bashkëjetuesi i Luljeta Heshta, 47 vjeç, foli për disa minuta, nga burgu i San Vittore, ndërsa mbrojtësi i tij Lino Terranova, gjykatësi hetues dhe prokurori i Antonella Dipinto ishin në gjykatë në Milano. 

Ai akuzohet se ishte personi i veshur me të errëta, mbante një kapelë dhe një palë atlete të kuqe, që u pa duke ikur në Binasca të Dielën në 1.30 pasdite menjëherë pasi goditi pesë herë me thikë gruan,  e cila ishte përpjekur të arratisej. Vrasësi i dyshuar,  ishte identifikuar në një video të shkrepur nga disa kalimtarë që ishin dëshmitarë të sulmit.  Në seancën e parë të marrjes në, Kipe u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të hetuesve, por pa rrëfyer vrasjen. Pranimi i vetëm është grindja e shpeshtë për arsye xhelozie në 20 vitet e bashkëjetesës.

Çifti jetonte në zonën e Corvetto, ndërsa dy fëmijët nga marrëdhëniet e mëparshme jetojnë në Shqipëri. 

 Gruaja prej më shumë se 10 vite ndodhej në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin prej kohësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë