'Jam penduar'/ Burg lezhjanit që vrau mikun e shtëpisë për barin, gruaja dhe vajza në lot

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 52-vjeçarin Tonin Ndoj, i cili dy ditë më parë në Merqi vrau mikun e familjes, kryeplakun e fshatit, Gjin Marku. Report Tv siguron pamjet kur autori i vrasjes doli nga ambientet e gjykatës pas masës së sigurisë. Në seancën gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, 52-vjeçari është shprehur i penduar për atë çka bëri, por kjo nuk i vlejti gjykatës e cila e la në burg.

Në momentin e caktimit të masës së sigurisë pranë ambienteve të gjykatës, sikur duket në pamjet e Report Tv janë para bashkëshortja dhe vajza e autorit të cilët kanë shpërthyer në lot kur ai doli nga ambientet e gjykatës me pranga në duar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në fshatin Mërqi. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori, pasi kishte qenë shkues që mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun.

Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Ndoj. Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Ndoj dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit. Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë sëbashku dhe se punët e shtëpisë së tij do të ja besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës  Gjin Marku, ka marrë 3 punëtorë dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Ndoj ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij.

Viktima e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka patur kohë pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Plumbat 63 vjeçarin Marku e lanë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika. Ky i fundit u largua për t'u arrestuar pak orë më vonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia