Autoritetet britanike kanë ekstraduar një shtetas kosovar, i cili vite më parë tronditi vendin, duke vrarë në mes të Prizrenit motrën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2013, ndërsa autori arriti të largohej, por nuk i shpëtoi dot drejtësisë.

Sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dyshohet se kjo vrasje ishte kryer për motive të ulëta. Krahas S.K., organet e hetuesisë janë duke e kërkuar edhe një të dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Prizren, që kishte ndodhur katër vjet më parë, shkruan Koha Ditore.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, të enjten ka bërë të ditur se me datën 4 qershor 2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Bazhdarhane të Prizrenit kishte ndodhur një vrasje e rëndë, “me ç’rast një qytetar i Shqipërisë e pati vrarë motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur”.

d.c./shqiptarja.com