Vrau muzikantin dhe kambistin në Shkodër, i dënuari me burg të përjetshëm, Mond Batra kërkon lirim me kusht në gjykatë

Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra, një i dënuar me burgim të përjetshëm i cili vijon të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin, i është drejtuar gjykatës së Elbasanit, me një kërkesë për “lirim me kusht”.

Kërkesa është depozituar pak ditë më parë dhe tashmë çështja është marë në shqyrtim nga gjyqtari i Elbasanit, Taulant Tafa. Çështja është në fillimin e saj dhe se gjyqtari ende nuk ka një vendimarje për lirimin ose jo të Edmond Batrës.

Kjo është kërkesa e dytë brenda një viti që Edmond Batra, i drejtohet gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar lirimin me kusht. Në muajin shkurt 2020 Batra humbi të drejtën për tu liruar me kusht në gjykatën e Elbasanit, por kjo nuk e ka penguar atë që të ribejë një kërkesë të dytë, pasi gjatë periudhës shkurt 2020-dhjetor 2020, Edmond Batra, ka përfituar 3 vite ulje dënimi si pasojë e njohjes së amnistisë dhe uljes së ditëve të qëndrimit në burg, për shkak të sjelljes së mirë.

Rezulton se Batra është arrestuar në vitin 1997 për akuzën e grabitjes me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Pikërisht për këto 2 krime të rënda, Batra është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm.

Deri në fund të muajit Janar 2020, rezulton se Edmond Batra kishte kryer 23 vite e 1 muaj burgim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij, për ta grabitur.

Lulash Kroni, në atë periudhë punonte si kambist në Shkodër kur Batra ka hyrë për ta grabitur. Por pasi është ndjerë nga Kroni, ai e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje Edi Batra është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

Vrasja e kambistit Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjeve mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Batrës, Land Batra.

Vrasja e Land Bratës, është bërë nga djali i Lulashit, me emrin Art Kroni. Ky i fundit pas vrasjes në Milano, është kthyer në Shkodër dhe 3 muaj më pas është larguar në drejtim të Kolumbisë, ku është vrarë me disa plumba në këtë shtet.

Nuk dihet me saktësi nëse vrasja e Art Kronit, ka ndodhur për hakmarrje apo si pasojë e konflikteve të drogës që shqiptarët kishin me njëri-tjetrin në Kolumbi. Ndërsa një episod tjetër për të cilën është akuzuar Batra, është një tentativë grabitje e një qytetari tjetër në Shkodër, i cili quhej Marian Trepçi dhe punonte si muzikant.

Grabitësit kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Marjanit, për t'i vjedhur makinën, por pasi ai i ka ndjerë dhe u ka folur autorëve, Mariani është qëlluar për vdekje.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lani: 17/12/2020 00:11

    KUSH eshte denuar me burgim te perjetshem,,,ta harroje lirine,,kush gjyqtar i liron ,,atehere familja e te vrareve nga ai kriminel i denuar,,, te hakmerret dhe te vrase gjyqtarin qe liron te burgosurin perjete...

    Përgjigju
  • Iris: 16/12/2020 01:46

    Kodi penal dhe rregullat e amnistive duhen rishikuar e ashpersuar.Amnistite nuk u duhen dhene asnje here vraseseve,aq me teper atyre qe kane bere dy a me shume.Per asnje vrases nuk duhet ulur denimi per sjellje te mire,per semundje,apo t'u bashkohen denimet.Ky maskarai po te ishte ne Amerike do kishte marre 100 vjet per secilin,pra 200,plus cfaredo merrte per vjedhje,ose tentative vjedhje(varet si do ta quanin)Denimi do ishte pa te drejte falje,dhe nuk do I bashkoheshin,e as nuk do I uleshin.Edhe ketu ka plot qe I a hedhin,por me dy vrasje persiper,nuk kishte per te dale I gjalle.Kodi penal ne Shqiperi duhet ashpersuar patjeter.

    Përgjigju
  • Arberi: 15/12/2020 14:15

    I ka vrare me ndergjegje dhe ka grabitur .Ky eshte per karrige korendi.

    Përgjigju
  • shaban: 15/12/2020 11:47

    ka vrare dy veta hajduti dhe tani do ta lirojne????

    Përgjigju
    • Bani: 15/12/2020 12:05

      Në burg të kalbet. Ka vrarë dy vetë, me ca surrati kërkon lirim

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat