DURRES - Gjykata e Apelit e qytetit të Durrësit ka shtyrë sot vendimin për Ilir Xhaken, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku në vitin 1998.
Trupi gjykues ka vendosur rishikimin e ekspertizës balistike pasi dy ekspertizat e dorëzuara para gjykatës deri më tani kanë mospërputhje.
Sipas trupit gjykues të Dhomës së Apelit në Durrës duhet rikryer procedimi balistik i provave të grumbulluara mbi këtë vrasje si dhe aktekspertizave të kryera më parë.
Po e njëjta gjykatë kërkoi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të caktojë tre ekspertë për të kryer edhe një herë procedurat balisitike dhe në përfundim këtë rezultate t’i dorëzohen gjykatës.
Prokuroria ka kërkuar 24 vjet burg ndaj Xhakes, por ishte gjyqtari Tabaku, ai i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjas në vitin 2011 për këtë krim. Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur në ’98-ën në Katund Sukth. Ndërkohë, 10 vjet më vonë, në 2012, Ilir Xhakja kreu një tjetër vrasje po në Sukth, atë të kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com