POGRADEC- Prokuroria kërkoi sot dënimin me 18 vjet burg për Çelnik Meleqin i cili në shtator të 2012 ekzekutoi Fatjona Sulën, 24 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.
Kufoma e së resë u gjet 100 metra poshtë doganës së Qafë Thanës, nën një urë tek Rruga e Re në Pogradec, pasditen e 12 shtatorit nga një bari në afërsi të ish Repartit Ushtarak në Qafë Thanë, në rrugën Pogradec-Përrenjas.
Pasi dëgjoi prertencën gjykata e Pogradecit shtyu seancën për dëgjimin e pretendimeve të mbrotjes më pas marrjen e një vendimi.
Sipas policisë, nëna e dy fëmijëve pasi është goditur me gurë në kokë dhe në fytyrë poshtë urës është tërhequr zvarrë për rreth 100 metra dhe është hedhur pas disa barishteve e shkurreve. Kufoma, gjysmë e zhveshur, u gjet nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë, ndërsa rreth vendit të ngjarjes u gjetën rrobat e saj. Sipas policisë dyshohet se viktima mund të jetë goditur rreth mbrëmjes së të martës, (11 shtator) ndërsa kufoma është gjetur pasditen e djeshme (12 shtator)
Autori i krimit Çelnik Maliqi nga fshati Rrajcë e Librazhdit ka pranuar se ka vrarë Fatjona Sulën. Sipas autorit të krimit, viktima deri tek vendngjaria është çuar me një makinë tip Golf, por pas aktit seksual që kanë kryer poshtë urës, Fatjona i ka kërkuar atij 50 mijë lekë të vjetra pasi duhet të ushqejë fëmijët.
Çelniku nuk ka pranuar t`i japë lekë asaj duke i thënë se unë të dhashë drekë në lokalet buzë liqenit në Pogradec dhe i prisha të gjitha lekët pas teje. Por ajo ka vazhduar të këmbëngulë dhe nën efektin e pijeve të konsumuara. Pas kësaj Çelniku ka marrë një gur dhe e ka qëlluar në anën e djathtë të ballit, sipër syrit, e më pas kavazhduar ta godasë deri sa i ka shkaktuar vdekjen.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com