KAKAVIJË- Një 28-vjeçar ukrainas është ekstraduar nga vendi jonë drejt Greqisë pasi një vit më parë sulmoi një person me shufër hekuri dhe më pas e goditi 6 herë me thikë deri në vdekje. Mësohet se është ekstraduar M. Y., 28-vjeç. Ai është kapur në Kakavijë nga policia shqiptare teksa tentonte që të shkonte drejt Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. Në momentin e kapjes, ai ka bërë rezistencë, por më as është arrestuar.
Deklarata e plotë
Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M. Y, 28 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek. Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15, në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur. Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.5%
-
Keq
62.7%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 731
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Zvicra për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, arrestohet në Morinë 56-vjeçari nga Kosova! Pritet ekstradimi i tij
26 Tetor 2023, 09:59
-
Në kërkim për vrasje të mbetur në tentative, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari! 23 vite më parë qëlloi një person me pistoletë se s’i kishte shlyer borxhin
27 Qershor 2023, 08:39
-
I dënuar me 11 vite burg në Itali për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, arrestohet 46 vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi i tij (EMRI)
7 Prill 2023, 14:24
-
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Abu Dhabi anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt! Pritet ekstradimi i tij
23 Shkurt 2023, 16:17
-
Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë! Pritet të ekstradohet
17 Shkurt 2023, 09:31
-
Ekstradohen nga Holanda dhe Greqia dy shqiptarë të dënuar në Shqipëri, 40 vjeçari nga Durrësi ekstradohet drejt Italisë ku kërkohej për veprimtari kriminale
15 Dhjetor 2022, 16:16
-
I dënuar nga gjykata e Milanos si pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë 51-vjeçari (EMRI+FOTO)
30 Nëntor 2022, 15:09
-
I dënuar me 17 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës 62-vjeçari me katër emra
18 Nëntor 2022, 10:00
-
Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, ekstradohen drejt Shqipërisë 3 të arrestuar! Të dënuar për përndjekje, plagosje dhe korrupsion (EMRAT)
19 Tetor 2022, 15:30
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë! Nis procedura për esktradim në Itali
10 Gusht 2022, 09:40
-
Tiranë/ I dënuar në Itali me 13 vite burg, arrestohet 42-vjeçari (EMRI)
8 Qershor 2022, 16:50
-
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 32 vjeçari në Tiranë
7 Qershor 2022, 10:55