Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Roma, pasi është i dënuar me burg për një vrasje. Klodian Gjeta, banues në Bulqizë është dënuar në nëntor të 2006 24 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“ dhe “Armë mbajte pa leje".
Vrasja ka ndodhur në 14.03.2006, rreth ores 15:00, ne vendin e quajtur Karburant “Lleshi”, në fshatin Okshatinë, ku Gjeta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. K.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindje që autori dhe viktima kishin pasur, disa orë përpara ngjarjes midis tyre, për të drejtën e kalimit me automjet, në një rrugë të ngushtë të fshatit Podgorcë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com