Në Gjykatën e Elbasanit po gjykohet dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25-prillit 2021. Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.
Ai ka folur në seancë, në një fjalim të gjatë të publikuar nga gazetari Basir Çollaku, duke përdorur filozofi, ka bërë një prezantim të vetes dhe rrënjëve të familjes së tij. Ai ka thënë se për atë nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se nderi, se ishte i lumtur të vdiste në moment por me nder, sesa të jetonte i çnderuar. Ka vazhduar duke thënë se e vetmja frik që ka është ndjenja e fajit.
Paplekaj ka nënvizuar se e vetmja gjë për të cilën ai mban kokën ulur deri ditën që do vdesë është “vajza e atij babai që unë mund të jem detyruar të vrasë”, Teksa ka treguar ngjarjen Ai ka filluar të tregojë ngjarjen duke thënë se asnjë kriminel apo grup krimi nuk mund të dali i fituar me atë pasi ka punuar 10 vite në polici dhe të gjitha fjalët i flet me përgjegjësi të plotë. Në momentin që ndodhi ngjarja ai shpjegon se nga reflekset e policisë që zotëron ka hyrë me duar lart në turmën që po grindeshin dhe ka kërkuar të qetësohen, duke parë dhe prezencën e policisë ishte ndjerë më i sigurt.
Më tej ai shpjegon se dikush e ofendoi shumë rëndë dhe në një moment ka pas konfrontime fizik deri sa Pavlo Vuksani u qëllua dhe Paplekaj është kthyer në tjetër njeri, instinktivisht për të mbrojtur jetët e të tjerëve që ndodheshin aty. Ka gjuajtur kur ka parë rrezik dhe pas ngjarjeve që ka kaluar aty ka shkuar në repartin RENEA, aty ku thotë se është i vetmi vend që ndihet i sigurt. Ai pranon se asnjëherë nuk ka dashur ti shmanget drejtësisë. Paplekaj thotë se në dosjen e tij ka manipulime, por ai është shprehur se ka besim te Zoti.
Fjala e plotë e Arbër Paplekaj para gjykatës
“Një filozof i vjetër ka thënë që: “I mbjellë nga era e i korrë nga era, Diell krijues e që s’perëndon është Njeriu”. Njeriu është kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe duke u kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë jo në pamjen fizike por në natyrën e tij krijuese ka kriju gjana të ndryshme në jetë. Një ndër institucionet më thelbësore që njeriu ka krijuar është Gjykata, përfaqësues direkt i cili jeni ju.
E vetmja gjë që përfaqëson të drejtën hyjnore është gjykimi. Dhe juve kur ju shikoj, nuk ju shikoj thjesht si një njeri. Ju shikoj si një autoritet, e kam thënë edhe tek seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurimit, do e pranoj me përulësi çdo vendim që do të merrni. Nuk do e komentoj, as edhe një i afërm i imi, as një lidhje e imja s’do e komentojë… ama deri në momentin që do të vijë një vendim, unë do të shfrytëzoj të drejtën time për me komentu çdo gjë që e quaj të padrejtë.
Tani, më lejoni që tu flas pak për subjektin, kush është Arbër Papleka. Nuk do u marr kohë me përsërit vetveten. Jam i bindur që keni lexu disa gjëra.
Në seancën e parë gjyqësore kam tregu gjenealogjinë time, këtu e 15 breza, për 500 vjet. Pra, nuk jam një njeri që njeh thjesht babën edhe gjyshin, jam një njeri që njeh historinë e fisit të vet, këtu e 500 vjet, kur jena kriju. Nuk po përsëris emrat e tyne, që unë i kam përmend me emra në këtë sallë.
Por do ndalem shkurtimisht për diçka që më ka formu mu si njeri.
Halil Papleka, djali i axhës i gjyshit tim, është vra 26 vjeç nga forcat komuniste.
*ndërpritet seanca disa minuta*
Po e vazhdoj aty ku e lashë, tek një përshkrim i shpejtë i personave që kanë ndiku në fillimin e jetës time, në atë kohë ku formohet karakteri i njeriut që është mosha 7-8 vjeç. Siç e thashë, Halil Papleka, djali i axhës së gjyshit tim, një njeri atdhetar i cili ka luftu nga veriu në jug, kudo që ka patur nevojë atdheu, është vra në moshën 26 vjeçare nga forcat komuniste me duar të lidhuna. Gjyshi im në moshën 31 vjeçare, i cili mbasi ishte vra djalës i axhës së vet me grupin e tij ishin betu që të mos binin të gjallë në duart e komunistave, vendosi që me ardhë me marrë familjet e shokëve të vet që ishin në Tropojë për me i çu në Mal të Zi, e masandej me i emigru që të ishin të sigurtë. Por, në këtë vendim që mori, filloi duke marrë familjet e shokëve, që me e lënë të fundit familjen e vet.
Gjatë kohës që po shkonte me marrë njërën prej familjeve, i bëjnë pritë. Nga prita ai plagoset, për mos me ra i gjallë në duart e tyne, ai vret veten. Ky është gjyshi im. Për mos me u çnderu, ai vrau veten.
Vajza e stërgjyshit tem, në Muzeun Kombëtar janë një palë pantolla të një fëmije 12 vjeç, që janë të qepura me flokët e gruas…të cilët ishin të internum. Në kampin e Tepelenës na vdiq një djalë tjetër 3 vjeç. Gjithë këto janë një përmbledhje e shkurtër se kush ishte familja jeme.
Unë kam lind në një familje me origjinë nga Lekbibajt, edhe me dajët e mi nga Dukagjini, i edukum me tri vlera kryesore. Përgjegjshmëria, duke pas parasysh që çdo veprim që një person bën nuk ndikon vetëm tek personi por ndikon tek krejt familja dhe te krejt fisi. Me ndjenjën që një burrë nuk ka frikë dhe nuk ka asgja përtej nderit të vet. Ashtu siç e përshkruan dhe Gjergj Fishta tek Lahuta e Malsis kur thotë: “Për nder, mbret edhe fe, një malsor e bën dekën si me le”. Dhe gjëja më kryesore që mësova në jetë, ose që u edukova, ishte pikërisht nderi.
Linda në Shkodër, u arsimova në Shkodër, si një ndër nxënësit më të mirë qoftë në shkollë 8 vjeçare, qoftë në shkollë të mesme, si një ndër njerëzit më aktiv në shoqërinë civile të atij qyteti. Vazhdova shkollën e lartë, Akademinë e Policisë, ku mbarova si studenti më i mirë i të tre viteve, dhe gjatë këtyne kohëve u njofta me teologjinë dhe me filozofinë. Këto dy elementë më dhanë një zhvillim të parimeve ose të mënyrës si isha edukuar unë. Ndjenjën e përgjegjësisë që e kisha marrë që fëmijë nga prindt e mi, nga familja jeme, e zhvillova edhe ma tepër tu pas parasysh që nji person ruhet ndaj asaj që njerëzit shohin edhe mban përgjegjësi ndaj asaj që njerzit shohin.
Kjo ndjenjë u thellu edhe ma tepër, njeriu mban përgjegjësi edhe për atë që mendon para Zotit. Pra, ndjenja jeme e përgjegjësisë evoloi.
Ndërsa ndjenja jeme e frikës që thonte që një burrë nuk ka kurrë frikë, të cilën e kisha luftuar për shumë vite sepse realisht çdo njeri ka frikë, edhe thosha me vete kto m’kan msu që s’ke frikë po realisht ke frikë, gjeti mbështetje të thënia e një gjenerali të Luftës së Dytë Botnore i cili thonte që: “Një burrë i vërtetë nuk e lejon kurrë frikën që të mposhtë ndjenjën e tij të detyrës, të mposhtë nderin e tij dhe të mposhtë ndjenjën e burrërisë së lindur”. Por ajo që mësova është se jo se nuk ke frikë, por në një moment të jetës tënde ti mëson me e kontrollu, por mbi të gjitha ti nuk e lejon që ajo frikë me dal mbi nderin tënd, mbi ndjenjën e burrërisë dhe mbi ndjenjën e detyrës tënde.
E vetmja gjë që nuk evoloi gjatë rritjes teme, gjatë edukimit tem, gjatë leximit pafund të librave, gjatë shoqërimit me njerëz intelektual, ishte ndjenja e nderit. Për mua nuk ka asgjë mbi nderin. Për mua si Arbër Papleka, jam i lumtur të vdes sot në këtë moment, dhe të jem me nder se sa të jetoj i çnderum. Për shumë njerëz mund të duket pakuptim por kët e them nga thellësia shpirtit tem. Nuk ka gja ma me vlerë për mu se nderi personal. Kët kushdo që më njeh nga afër, kushdo që ka ni për mu, kët e ka të qartë.
N’jetën teme nuk kam shajt kënd me nanë e me rop, n’jetën teme kushdo shokë të mi që kanë ndejt me mu nuk e kan ndi as fjalën fundshpinë tu e përmend. Një herë më kanë ndi kalamajtë e mi tu e përmend jashtë në oborr edhe kanë qesh me të madhe tu më tall mu. As fjalën fundshpinë në zhargonin që përmendet unë nuk e përmendi.
Kjo është edukata jeme, kjo është mënyra si jam rrit, sepse nuk kam pas kurrë frikë njerëzit por kam pas frikë vete, sepse e vetmja ndjenjë së cilës unë i ruhem është ndjenja e fajit. Nuk mundem ti baj dikujt një të padrejtë edhe mos ti them më fal…ama ska shans me më ba dikush mu një të padrejtë, kur sja bëj.
Nuk do zgjatem tek ngjarja, nuk do zgjatem te argumentet sepse avokati i përmendi shumicën e tyne.
Do ndalem vetëm te momenti final.
Në momentin që drejtuesit e policisë, punonjësit e policisë, kanë ardhë aty, unë kam ken në gjendje totalisht të fjetun. Pse? Kam punuar 10 vjet në Polici të Shtetit. Çdo fjalë që unë flas ktu e flas me përgjegjësi të plotë, edhe mundet me u vërtetu me 100 njerëz jo me 1. Asnjëherë një kriminel, një grup i organizum i krimit, asnjë shans nuk ka pas me dal i fitum me mu. Unë kam drejtu operacione anti terror, kam drejtu operacione kundër terrorizmit, kundër krimit të organizum, nuk ka asnjë shans asnjëherë që krimi ka dal i fitum me mu. Ardhja e policisë për mu ka ken direkt vënie në gjumë, edhe shikohet edhe në filmim, unë jam krejt i qetë. Në atë moment mbaj mend vetëm që ka ardhë një turmë edhe jam zgju nga gjendja e gjumit edhe kam pa duke sulmu gjithë njerëzit që ishin me mu. Instikti i parë ka ken me shku në atë turmë me nda njerëzit. Në momentin e parë jam ken me të dy duart lart, e kam shumë të qartë kët gjë, tu than “Mos, mos, se nuk ban kshu, secili në punë të vet”, me predispozitën e vetme me nda. Nuk më shkonte në mend, as me u përplas fizikisht, asgjë. Pse? Nji, ishte policia. E dyta, kisha pa tre njerz me çantë dore, me çantën që mbahen krahaqafë. Unë kam eksperiencë në polici të shtetit. nuk ka asnjë në këtë sallë që është përplas me armë si unë. Jam përplas me armë për me shpëtu jetën e një doktori, vrasje e cila do u bënte në një ambjent ku kishte mbi 100 njerëz. Jam përplas me armë, personi është arrestu, njerëzit që janë ken me mu kanë shpëtu. Jam përplas për me shpëtu jetë gjyqtari, jam përplas disa herë me armë. Në atë moment unë e disha, dhe e perceptova rrezikun por nuk kisha në mend me u përplas sepse thashë, ishte policia dhe e dyta shikosha tre njerez me armë në dore. Nuk isha budall me i ra kujt ose me u shty me kënd. Di që kam fol me një person që më është duk ma seriozi, se ka pasë xhaketë më duket, që “Secili në pun të vet, secili në pun të vet”.
Në kët moment, unë nuk e kuptoj… pa e sha një person, pa e ofendu, pa e shty, pa i ra, pa asgjë, më ka ardhë ai person, me një egërsi që unë nuk ta përshkruaj dot. Asnjë person, unë jam përplas në jetën teme, po pa asnjë shkak, me një urrejtje. Unë e kam edhe në kët moment fytyrën e tij, me një urrejtje, me fjalë që unë as i kam përmend as kam me i përmend ndonjëherë në jetën teme që i ka përdor. Me më sha ropt je duke më sha nanën teme. Nana jeme ashtë nderi i dajëve të mi. me më sha ropt, je duke më sha motrën teme. Ashtë nderi i babës tem, nderi i dhëndrave të mi, nderi i nipave të mi. me më sha grun, ashtë nderi jem. Po me më sha vajzën 13 vjeçe…ta harrojë kush se e duroj. Nuk ja kam sha kurrë në jetën teme kurrkujt.
Mirë sharje, nuk ka problem. Shtyrje, dhunë, nuk ka problem. Në momentin final, ka ken një shtyrje e fortë me sharjen finale që ka ba, me afrimin e dorës te trupi edhe në kët moment ka pas krisëm, kur kam pa Pavlon… Pavlon, nuk do hy me e përshkru, nuk du me ju marrë kohë, çfarë ka ken për mu e ça është për mu. Kam pa Pavlo Vuksanin që humbi ekuilibrin dhe tha “Oh mos!”. Vetëm kam ndi “Mos”, bërtitje, dhe dorën mbas krytit. Në atë moment, po ju them, unë jam ba copë mishi. Nuk kam ken njeri, nuk kam ken Arbër Papleka. Jam ba copë mishi. Kam ba atë që jam trajnu, kam ba atë që jam betu, kam ba ca jam përgatit tan jetën teme. Kam mbrojt nderin tem, kam mbrojt jetën teme, jetën e shokëve të mi. Kam gjujt kur kam pa rrezik, kam gjujt kur kam pa armë. Di që kam vepru instiktivisht, di që nga momenti që kam nxjerrë armën, nga momenti që kam pa Pavlon që ka humb ekuilibrin, deri në momentin që kam shku afër parkingut ku kam marrë makinën… Unë në jetën teme kam kalu rreziqe, kam ken në Afganistan, thashë jam përplas me armë, por në jetën teme unë nuk di një moment ku unë të kem pas një… nuk e përshkruj dot me fjalë po kan ken thjesht veprime mekanike, copë mishi. Nuk ekzistonte më asgjë fiziologjike tek unë. Ishte thjesht veprime robotike, veprime për të cilat unë isha përgatit për me vepru me mbrojt veten time, kan ken instikte. Nëqoftëse mund ta krahasoj, e krahasoj vetëm me një moment në jetën teme kur ne bëshim vetmbrojtje në akademi, një profesor shumë i përgatitur të bënte 100 herë me ba një stil, dhe e kundërshtoshe, thoshe nuk e kuptoj pse më ben 100 herë me e bë kët stil, deri në momentin që unë u përplasa në rrugë edhe instiktivisht unë e bana atë stil edhe pse mendoja se unë se kisha mësu. Pra, du me thën që nga momenti që Pavlo e ka humb ekuilibrin deri në momentin që unë kam shku te parkingu, aty jam kthjellu dhe kam thanë “Tani duhet të ikësh nga Elbasani”. Ai ka ken momenti kur truni jem mund të them ashtë ndez prapë, “duhet të gjesh mënyrën me ik nga Elbasani”. Dhe i vetmi vend ku mendova unë me shku ashtë vendi që ka njerëzit e fundit në këtë Republikë që i shërbejnë këtij vendi me atdhedashuri dhe me ndjenjën e sakrificës. Ka problemet e veta ai vend po e di që aty janë njerëzit e vetëm ndoshta që kanë ngel që e donë kët vend me gjithë shpirt. edhe kam shku aty ku ashtë shpia jeme, te Renea, i vetmi vend ku jam ndi i sigurtë.
Në asnjë moment s’kam mendu me ju shmang drejtësisë, në asnjë moment, i kam pas të gjitha mundësitë. Pse? E disha se pse e kam ba, e disha se si e kam lanë vendin e ngjarjes. Ka dhanë argumenta avokati, po të lexoni dosjen ka argumenta sa të duash me manipulime të paftyrshme që janë ba në atë vendngjarje. Nuk më prish punë, kam besim te Zoti.
*ndërhyn gjyqtarja, duke thënë se kamera nuk manipulohet*
Jam falenderues Zotit që është kjo kamerë sepse ajo tregon pikërisht këtë që po them unë. Sepse në kamerë gëzhojat në vendin e ngjarjes janë në rrugën Lef Nosi nga betonat, 13 gëzhoja, deri përpara makinës së policisë ku kanë ken 4 oficerë policie. Gëzhojat janë pikërisht në atë gjatësi. Kamera nuk ka filmuar asnjë nga këto dy personat që kanë gjujt. Nëqoftëse këto dy personat do kishin gjujt nga ai vend, ku janë gëzhojat, kamera e kap këtë fushëpamje. Jo vetëm që kamera e kap, por 4 oficerë policie në fuoristradën e bardhë Land Rover janë ken me sy ku dëshmojn se nuk kena pa asnji tuj gjujtë përpara nesh.
Prandaj, kamera nuk është e manipulume. Jam shumë falenderues Zotit që ajo kamer është sot. Jam shumë falenderues prokurorisë që e ka administruar atë provë.
Që ta mbyll…fjalët e mia të fundit janë:
Nuk pres as mëshirë, nuk pres as mirëkuptim. Pres drejtësi! Ja kam thënë kët fjalë edhe dikujt po s’e ka kuptu. Një drejtësi e tillë ligjore, dhe një drejtësi që kur shikoni burrin tuaj në shpi, djemtë tuaj, nipat tuaj… mos t’ju vrasë ndërgjegja. Vetëm drejtësi.
Fjala e fundit që do them është:
A ndjej keqardhje…që jam detyru me vra një person? Ndjej keqardhje, shumë!
A më dhemb shpirti që kam vra babën e një vajze?
Kam 3 djem. Tre djem dhe një vajzë. Çdo babë ka marrëdhënien e vet me vajzën. Por vajza jeme është e vetmja që mundet me më dhan mu urdhër, është e vetmja që më largon nga detyra, është e vetmja që mundet me më tregu se ça me ba, është e vetmja që zgjedh edhe teshat e mija.
A ndjej dhimbje në shpirt që i kam vra babën e një vajze? Po!
Ka vetëm një person në Republikë të Shqipërisë dhe në kët botë ndaj të cilit unë e mbaj krytin ulë, edhe është ajo vajzë. As edhe një person tjetër në kët botë. Ajo vajzë ka të drejtë me folë ça të dojë, ajo vazjë ka të drejtë me keqkuptu, me keqinterpretu uljen e krytit tem. Kushdo tjetër që uljen e krytit tem e keqinterpreton, nuk i bën llogaritë mirë. Ajo vajzë është e vetmja në kët botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes’.
nje psikopat i ardhur nga injoranca dhe i drejtuar si gjithmone nga ata qe krkojne ta kthejne shqiperine si ne kohen e qoflargut me suden , vefen , me vrasjee masive ne gerdec e tjera e tjera te cilat i dime per dekada me radhe
PërgjigjuKrimineli Sali vazhdon te prodhoje viktima perseri ai nuk ngopet me viktima si te vdekur dhe te burgosut te gjithe viktimat e tij jane.Me vjen keq per te dy, shume e rende vdekja por dhe jeta e tjetrit do jete nje dhimje pafund.
PërgjigjuDakord mor trim po armën pse e kishe me vete?! Nuk t'a paska thënë profesori në akademi se arma është prodhuar për të vrarë njerëzit?!
PërgjigjuTipa si Paplekaj, "investojnè" me aksione tè tilla, sa kriminale aq edhe perverse sepse shkatèrrojnè Shqipèrinè dhe besimin nè gjithçka shtetèrore, "nè tè ardhmen e tyre".Kèta do ishin "drejtorèt e ardhshme tè policisè sè shtetit". Me kètè PREMTIM, shkohet nè Elbasan dhe bèhet ajo qè u bè. Kur vjen dita e gjykimit pastaj, tregohen histori idiotèsh me 500 vjet lavdi fisnore, ku edhe Skènderbeu del mè i vogèl se kèta. Ata qè i joshèn dhe i pèrdorèn, bèjnè sikur nuk dinè gjè sot. Drejtèsi pèr kèta? Po, tradhti ndaj atdheut dhe vrasje. Tè dyja, tè kryera pèr pèrfitim personal.
Me vjen keq per te dy dhe per viktimen dhe per Arbrin,kam pasur nje pervoje pak te ngjashme para ca kohesh me dike qe nuk me shau nga familja por me vuri doren ne fyt me kercenim,ne ate moment me kaloi gjitha jeta e femijve te mi para syve se cdo ju ndodhte nqs une do te shkoja ne burg pasi ta kisha vrar ate personin tjeter( sepse e ndjeva qe me aq sa e njoh veten dhe aftesin time e kisha vdekur me disa goditje) nje force e madhe me ndaloj ta beja !! Dhe sot kur e mendoj jam i dyzuar nqs bera mire apo keq qe nuk ju pergjigja si e meritonte... Dua te them qe MOMENTI TE DJEG NE JETE,mos e paragjykoni dhe Arbrin,uroj te kete nje drejtesi te mirefillt dhe te llogjikshme per kete rast!
PërgjigjuI vrari ishte nje kriminel i rrezikshem. Arbëri,nje veteran i policise dhe i Afganistanit,me nje te kaluar kristal te paster. Vrasja ishte mbrojtje e ligjshme. Arbëri eshte i pafajshem.
PërgjigjuO josif policia shqiptare nuk ka pasur fare mision ne afganistan por vetem ka shkuar nje grup keshillues qe kane qendruar brenda bases se aeroportit ne kabul,po i ngaterron me komandot me duket,se e bete arbrin si pjesetar i grupit seal qe vrane bin ladenin.
O josif se lat nam duke disinformuar publikun,policia shqiptare ne afganistan ka psur vetem nje mision trajnimu brenda bazes ne kabul,forcat komando te ushtrise kane dal nga baza ne patrullim ,dhe te jemi korrekt arbrit ne polici asnje si ka thene pune e mbare gjithmon ngaterrestat ka qene dhe si ka bere asnje te mire ketij vendi.
Per mua nuk ka rendesi origjina,kanuni,apo politika,deshtimi i policise ne vendngjarje,etj, qe zoteria i shtjelloji gjere e gjate,per mua ka rendesi vetem nje fjali,ose me sakte nje fjale e vetme:// A ndjej keqardhje... qe jam detyru me vra nje person ? Ndjej keqardhje shume!// //JAM DETYRU//.Duket qe megjithese shpreh keqardhje,ne fakt nuk eshte penduar kurre per aktin qe beri./Me vjen keq,por isha i detyruar/Jo vetem qe nuk eshte penduar,por e quan te justifikuar vrasjen.Zoteri,nuk te detyroi kush te qelloje,nuk te urdheroi kush,jeta jote nuk ishte ne rrezik nga nje njeri i paarmatosur qe te vetmet /arme/ qe kishte, ishin ndoshta fjalet e renda e ndonje dore a grusht i rende.Nuk vritet njeriu per keto.
PërgjigjuDy viktima pati ajo ngjarje Arberi dhe Xhuvani , viktima te diletantizmit politiki amatoresk te Lul Peng Brave Bashas dhe Gaz Leshit pikerisht keta dy cilimiqer e projektuan SMV e famshme,cfare bene vuren nje Kavajs ti drejtoj vet nr. 2 te partickes. Mblodhen 7-8 veriore ish police qe ti perdorinin mish per top si qites se nuk besoj se i moren per te mencur apo per te ditur dhe ja CFARE NDODHI .Sot Gaz bardhi shijon voten ja shikon hajrin votes deputet. Ndersa nje nga antaret e SMV kandidon per kryetar bashkie. Po pse ore kopuker ore njerez pa pik truri e pa llogjike kane vdekur burrat edhe grate e Elbasanit qe te shkoni ju mal.. te mbroni voten e Elbasanllinjve.
PërgjigjuNarrative shume e respektueshme kur e lexon keshtu si per here te pare. Por e gjitha bie poshte kur kete narrative e thote nje njeri qe perlyhet me politike. Dhe ky eshte gabimi yt fatal o Arbër. Dhe perfshirja jote ne ato lloj grupimesh “paramilitare” ishte e pafalshme per nje djale me intelektin tend. Sepse dihej qe edhe mund te kishte ngjarje te tepruara sic degjeneroi deri ne vrasje. Ti kete duhet ta kishe menduar. Dhe kjo te ul shume kredibilitetin tend. Me vjen shume keq per ty..!!!
PërgjigjuPerse qenka qenie me superiore ky meqe paska shkuar ne arkiv dhe paska gjet rrenjet e veta ketu e 500 vjet me pare,po ata qe jane rritur ne shtepi te femijes a thua se nuk jane qenie njerezore te barabarte me kete.akoma merret me keta perrallat me paraardhesit ky, harron ky qe italianet psh e kane pemen gjenelogjike deri tek perandoret 2000 vjet me pare,po arbereshet qe jane pasaardhes te skenderbeut a thua jane njerez te dores se dyte dhe ky eshte superior qe rrjedh nga nje fis eger malesoresh qe si kane sjell asnje sherbim shqiperise pervec se gjak ashtu sj dhe ky ne elbasan .per mua ky djal vuan nga kompleksi i delirit te madheshtise,akoma krenohet me afganistanin kur atje ka qene nje grup prej 16 vetesh dhe te gjith kane qene mosh e madhe pensionista pasi do merreshin me trajnime ne baze dhe jo me luftime ne terren sic enderron ky,plus atje arbri kaloi ne depresion se mbajten mbyllur dhe jo nga trimerite alla don kishoteske.
PërgjigjuPapleka goxha djalë, "zemërluan" por shumë i nxituar. Prej kësaj u dogj. Emrin Arbër vështirë ta mbash
PërgjigjuKèto historitè 500 vjeçare, lènè mènjanè sepse nuk i hyjnè nè punè askujt pèrveç legjendès urbane. Çfarè kèrkonte autori i krimit, nè njè strukturè paralele paraushtarake, i armatosur, nè Elbasan? Struktura tè tilla, asgjè mè tepèr se banda tè armatosura, krijojnè serbèt nè veriun e Mitrovicès sepse nuk duan tè njohin shtetin e Kosovès. A e njeh shtetin shqiptar autori? Edhe njèherè, nè çfarè funksioni vjen autori nè Elbasan? Pèr mendimin tim, aty nè atè sallè gjykate, nè bankèn e tè akuzuarve duhet tè ishin ulur sè pari organizatorèt e kèsaj strukture paramilitare. Historitè e "NDERIT" tè vrasèsit, janè pèr mua personalisht pa asnjè vlerè. Kanunin e Lekès, po tè dua, e lexoj vetè, pa interoretimin e askujt. Sa i takon "fisnikève tè maleve" qè nuk njohin as pas krimit asgjè shtetèrore qè mund ti ndalka,,,desha ti them vrasèsit,,,,ku ishit o trima Lekbibe nè 50 vjet tè Enver Hoxhès? Vetèm tu shkonte ndèrmend vrasja e dikujt,,,e dinit se ku pèrfundonit, me dajè e hallè mbrapa. Ndaj, lèri pèrrallat, vrasès.!!!
PërgjigjuO Arber ti ashtu do perfundoje sepse ke qenë gjithmonë i nxituar dhe të kanë pëlqyer gradat prandaj shkove me ata.
PërgjigjuArber nuk shtrohet pyetja pse e vrave kapobanden me kollare te elbasanit, por çar deshe ti qe more rolin e policit zyrtar dhe me mjete te kunderligjshme ne elbasan, kur i kishe dhene shqelmin ketij profesioni. Dihet se po u perballe me tigrin ne teritorin e tij, dy rruge ka, o te vret, o do ta vrasesh. Nuk duhet te numerosh deri ne tre, se ta fut direkt me te parin,keshtu qe duhet veprosh me te qindat e sekondes. Tjeter, ç'deshe me u marr me politike, nderkohe qe ishe mjaft i suksesshem ne profesion, si me te djathten ashtu edhe me te majten,shkove ku deshe dhe si deshe. Edhe trajtimet financiare them se i ke pas dyfish me te tjeret,normalisht per shkak te merites. E fundit.. Me gjithe respektin si qytetar,por edhe si natyre njerezore, ato historite familjare me gjyshin, xhaxhain etj, me duken pak jo ne mode,pasi veprimi pa mend i yti dhe i shokeve te tu, nuk justifikon ate qe thua. Historia ka treguar se as te majtet dhe as te djathtet,apo te qendres nuk i kane dashur keto kategori njerezish. Te mbajne,por sapo tu jepet rasti te godasin.
PërgjigjuShum nga keta demokatikasit ne Polici jane arrestuar ose jane perjashtuar nga Policia dhe ne cdo rast ja kane futur vetes sepse o kane dashur te vjedhin e te hane si ariu ose kane bere gabime trashanike nga trashesia e tyre dhe ne fund thone na i futi Rilindja.Ja u futi lakmia dhe grykesia juaj o ditezinj
Kur komentojne edhe racistat pa dine dhe Iman, pa fej, pa nder dhe karakter we shiten si dele dhe shesin grate dhe motrat per 5 lek. Arber Papleka nje djal model dhe shume inteligjent dhe I pergatitur thjesht ishte ne momentin e gabuar dhe vendin e gabuar. Zoti e ndihmofte Arbrin dhe familjen e tij.
PërgjigjuPo te kishte shtet dhe drejtsi funksionale,ky meriton pushkatim,ndersa gazmend bardhi 26 vjet burge,keto mungojne dhe njerzit vriten si kafshe ne Shqiperi.
PërgjigjuKy meriton me dal i pa fajshem po njerz si ti meritoj pushkatim sot . O agim o burr pa vlera kur ti dish vlerat e tuja do jet von . Ktij i lumt pushka dhe tkishe ken ti i dyti sdo ishte keq
T'lumt pushka djale!
Përgjigjunuk vritet tjetri kot,,,,,vetem se nuk te pelqen ty,,,apo se eshte i nje paetie tjeter.../////
PërgjigjuPo cfare te lokes tende doje ne Elbasan o filozofi i Lekbibajt dhe kelysh i diversanteve? Perse ishe i armatosur? Ku e more instruktazhin per te ndaluar me force dike qe ndoshta ka shkelur dhe ligjin por ti nuk je efektiv policie more pis? Ti qe je trajnuar per te mbrojtur jete perse nuk qellove personat qe hapen zjarr por qellove si kafshe nje person te paarmatosur? Mos ke patur ndonje liste me vete me emrat e personave qe do ekzekutoje? Policet dhe shefat e tyre jane te inkriminuar por ti je Killer dhe meriton burgim te perjetshem. Sa per trim qe ike me vrap si langaraq mos e thuaj me se jetet tuaja mjerane prej mercenari i shpetoi fjala e tjeter kujt. Tani rri si qen mbas hekurave dhe gezoji gruan dhe femijet neper takime, ne mos se ndonjw dore hakmarrese te godet aty ku te dhemb me shume. E meriton burgim te perjetshem dhe boll u qave si grate. Kriminel.
Përgjigjuime ku ska ta lan naj sacme bythve edhe ty ime ti vrite krejt kurvat e elbasanit ime kurvat e taolant palles ime o frate
Nuk e njof e as dua ta njof po atyre bq te tao balles I dhjeu mu ne mes elbasanit po hyri bedel per lul kurven dhe gaz bycen
Ju ka djeg se jua ka q pragun mu ne elbasan a haha
Kokrroçk si sali berrisha
PërgjigjuDjal shum i mir i provokuar ne maximum ate dit e i shitur nga hibridi Gaz Bardhi
PërgjigjuKeq me vjen por te perdori politika si i desh qefi!
PërgjigjuDukesh qe je burre trim dhe i beses, me karakter te forte, i pergatitur.... Dhe si i tille, more sumqim, perballoje burgun, mundesishht te perjetshem, se i more jeten nje njeriu per bythen e Bardhit, te Lyshit, Slehut... etj. Bardhi, Lyshi, Salehu etj do ta vijojne jeten te qete, se keto zenkat e politikes jane momentale per ta, kurse ti me nderin dhe burrerine tense prej neandertali shko bjeri sumes ne burg. Le femijen apo femijet me njolle more psikopat per ca bythqira qe duan te vijne ne puahtet.
PërgjigjuHartim i bukur i hartuar nga një malok gdhi që të mbron.Apo ta ka shkruar G.Bardhi që të nxori nga furgoni për të vrarë Doktorin. Ju jeni një bandit i një bande që vjedh votat që nga 1996 dhe vret njërz që nga 1991 në Shkodër(1991-2021) -Në asnjë vënd të botës nuk krijohen banda për të mbrojtur votën..SHTET BRËNDA SHTETIT.Vetëm SaliMaloku bën të tilla bandash duke kën vet kryeBandit. Ka mbi 1.5 vjet që gjyqi shtyhet sikur i Saliut,Lulit,Mediut,Izetit,Salianit..nga një drejtësi e degjeneruar që shikon nga duart për € & $. -Ju e dashjen gocën ndërsa nuk mendon për viktimën që e fute në dhe për një grusht para që do të jepte SaliSërbi për të fituar zgjedhjet me dhunë në Elbasan. -Ato ditë po në Elbasan lëvozhga Luciano Boçi qëlloi me grushte bisezmenin Luca(Djalin e aktorit Ndrek Luca)duke e mbajtur 3 shoqëruesit bandit. -PD është një bandë që kërkon vetëm gjak prej 32 vitesh,pasi nuk fiton dot kurrë duke pasur në krye një hajdut e vrasës killer i futur në listën e zezë Amerikane,Angleze,Gjermane,etj. -Ju duhet të dënoheni maksimalisht për jetë që ta mësojnë mirë malokarët se nuk përdoret arma ndaj kundërshtarit politikë por ndaj Armikut..!
PërgjigjuE mor arber meqe ti i din paraardhesit e tu prej 500 vjetesh kjo re ben me te ndershem se nje person qe i ka rene fatkeqesia dhe eshte rrit ne shpi te femijes ???.mos kujton se kane luftuar me pak njerzit ne zona e ulta te shqiperise se sa ata nje grusht burra te fshehur ne malet e nikaj merturit ???sa do pergatitje te kesh dhe prejardhje hyjnore deri tek krishti,ti po jep llogari ne gjykate per vepren e vrasjes qe ke kryer dhe jo per mendimet dhe ndjenjat e tua deri ne delir ku e parashtron veten si qenie e races se paster pak a shume si nazistet.
PërgjigjuTe lumte pushka! Ju qe komentoni ketu i jepni gaz, ndersa ne rruge rrini urte kur u perdhunojne bandat e qyteteve, sidomos ne fushate. Keni frike neper qytete se banda te fuqizuara nga politika e korrupsioni u ngacmojne dhe femrat e shtepise e nuk nxirrni gjysem llafi nga frika. Ketu komentoni e ofendoni kete policin. Me fushate jane marre te gjithe, aty ka qene policia qe ska vepruar, kane vepruar bandat. Ky moment e ka pasur, ka reaguar sic duhet. Sa per ata qe thone cka dashur ne elbasan ky…po te kishte burra elbasani vete nuk i merrnin zvarre qytetin bandat e qeverise, po ka vite qe elbasanllite jane strukur nga frika.
PërgjigjuTe coi Gazmenda Bardhi mish per top or mik. Dhe ai/ajo vazhdon jeten sikur s’ka ndodhur gje, ndersa ti dhe familja jote paguani per kete llum politikanesh. Dikush ketu thote qe vrave nje mjek, une them qe vrau nje bandit pavarsisht se kishte etiketen e mjekut. Por ne c’do rast i mori jeten dikujt dhe kjo eshte e rende. Nuk jam ne gjendje as une dhe askush tjeter te them nese ishte e mundur ta shmangte. Fakti eshte qe ne krahun perballe ishin nje tufe kriminelesh, llumi i Elbasanit. Gabimi yt ishte qe pranove te perfshihesh ne keto grupe te mbrojtjes se votes, pavarsisht nese kishte apo jo blerje vote. Ne finale ç’fitove ti dhe familja jote? E bere s e ndjeve per detyre te mbroje voten, e bere per nder? Nderi me i madh eshte te shohesh femijet e tu duke u rritur. Te tjerat jane dengla te shpikura nga ata qe personalisht nuk lagin as gishtin, nderkohe qe shtyjne te tjeret te hidhen me koke. Uroj qe drejtesia te tregohet e arsyeshme dhe te japi denimin minimal.
PërgjigjuKy esht nga keto policet qe bejn te fortin . Se per te fort e kan marr ne elbasan . Ishalla do zoti burg perjet , edhe ato grupet kriminale te elbasanit mos ta harrojn te marrin hak ku ti dhembi me shum
PërgjigjuCa shkodranit je ti o njishi .. po me ta marr hakun ty aty ku te dhem ma fort .. un menoj se se ate vajzen grun e motren ato kriminelat e elbasanit dhe ne shokt e arbrit kur ta gjejm kush je kena me ta knaq
Ti shkodran qe lajesh 1 jere ne vit mos e trash kot se vetem nga emri qe ke vu dukesh qe je llum. Ti do jesj karundar se qytetar shkodran vetem katolik e ti edhe nqs je katolik je katunar moj dush
Ca thu bre ? Apo moj? Hahaha po kujt tja marin hakun tenderave qe kan prej partis familja apo perfitimive qe nuk sosen , qetsohuni njerez askush ska pse mer hak dhe askush ska pse te ndihet keq per familjen e tij se gjithkush po vazhdon te shijoj frytet e partis e te vazhdoj jeten, ky te mari ca ka per tmeritu nga drejtsia e nga Zoti dhe e lem pa ngacmuar *m se mban ere.
Ti mund te jesh nje djale i shkelqyer ,por ke vrare nje mjek qe nuk kishte as i armatosur.Si ka mundesi qe ju keni pranuar te jeni polici militante per ruajtjen e votes?Ka ndonje vend europian ku njesi paramilitare mbrojne voten ?Jo .Eshte shteti si organ kushtetues dhe ligjor qe mbron voten ,pra demokracine
PërgjigjuKshu thonte dhe Saliu kir ishte ne pushtet.shteti mbron voten dhe ai shtet masakronte kutit.
po ta kishe mendu perpara
PërgjigjuEshte moment , ska lidhje paramendimi apo ja
Te jesh nje mesim per budallenjte e tjere qe behen mish per top nga Sali Berisha e PD.
PërgjigjuAh sa bukur ke fol tamam ujk I rafinuar, po.pse more kur e mban veten kaq filozof si shkove vrave per Gaz Bardhin e PD nje njeri, kur ti ishe kaq I tranuar ata kishin mesuar qe arma perdoret e fundit jo e para, por dole ne rrenjet e tua prej malesori dhe tani shko bej 20 vjet e jep mesim atje brenda rrace e poshter, lutju zotit qe kishte vetem nje vajze se do te nxirrnin si fis komplet.
PërgjigjuMaloke si ty I kam rreshtu me zvarritje, te tastieres jeni ju ne Tik Tok qe te hani K, keni nje te mire se ja fusni njeri tjetrit
Ehh o trim tastiere. Ti sy e faqe te ha mutin ,ktej ben gam gam.
Ty ta jep te drejten kanuni more kafshe pylli te ndalosh makinat dhe ti kontrollsh rrugeve te Shqiperise ?
Përgjigju