Prokuroria për krime të rënda, dërgoi në gjyq me cilësinë e të pandehurit David Qosjan, për vrasjen e efektivit të FNSH-së në Torovicë të Lezhës, Ardian Kodra. Sipas akuzës, Qosja do të përgjigjet për tre vepra penale, ajo e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj punonjësit të policisë dhe tentim vrasje ndaj punonjësve të tjerë të policisë, që nëse deklarohet fajtor rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm. Prokuroria, në dosjen e dërguar në gjyq ndër të tjera thotë se David Qosja, ekspertët e Mjekësisë Ligjore nga akt-ekspertimi psikik kanë konkluduar se ka problem shëëndetësore por është i përgjegjshëm për veprimet që kryen. David Qosja në fillim të shtatorit pasi qëlloi me armë nga banesa e tij, banorët njoftuan policinë të cilët kërkuan që ai të dorëzohet. Por në momentin që efektivët e FNSH-së i rrethuan shtëpinë, ai qëlloi për vdekje policin Ardian Kodra dhe disa orë më pas u arrestua nga RENEA.

“S’doja të qëlloja, më goditën të parët”
“Nuk doja të qëlloja mbi policinë, s’isha unë që qëllova i pari. Fqinji tentoi të më vriste dhe unë reagova me armë. Shtëpia ime u qëllua nga kodra, kur erdhi policia nuk kujtoj se çka ndodhur”. Ishte kjo dëshmia e dhënë para gjykatës nga David Qosja 30-vjeçari nga Torovica e Lezhës që vrau efektivin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë Ardian Kodra. Pak muaj më parë gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Blerim Tominaj duke caktuar ndaj Qoses masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimin për të mbetur në burg deri në përfundim të hetimeve Qosja e priti i qetë dhe përgjatë gjithë seancës nuk shfaqi asnjë shenjë të ç’rregullimeve mendore apo agresiviteti. Aktualisht ndaj Qoses rëndojnë 4 akuza, ajo e vrasjes së efektivit Ardian Kodra, tentativës së vrasjes së efektivit E.Bajraktari, tentativës së vrasjes së efektivit V.Trokaj si dhe armëmbajtje pa leje.

86 gëzhoja automatiku
Prokurori Blerim Tominaj ka evidentuar se në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 86 gëzhoja të armës “Kallashnikov” dhe disa gëzhoja të një arme gjahu. Sipas akuzës, në ditët në vazhdim nuk përjashtohet mundësia që David Qosjes t’i bëhet një ekspertizë psikike, për të parë problemet e tij mendore, pasi edhe në deklarimet që ka dhënë është kontradiktor. Avokatja e caktuar nga shteti,kërkoi që David Qosja t’i nënështrohet një trajtimi mjekësor, me pretendimin se ka problem të ç’rrregullimit të personalitetit. Gjykata, pasi dëgjoi të dyshuarin, avokaten dhe prokurorin i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Kjo masë u caktua, pasi David Qosja akuzohet për “vrasje në rrethane cilësuese ndaj oficerit të policisë dhe rrezikon një dënim nga 35 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Ngjarja për të cilën është arrestuar David Qosja ka ndodhur pasditen e 2 shtatorit në Torovicë të Lezhës, ku policia e shtetit ishte njoftuar për një person që po qëllonte me armë. Sapo janë afruar dy makina të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, në drejtim të tyre ka qëlluar me armë zjarri i dyshuari Qosja ku për pasoj ka vdekur Ardian Kodra ndërsa i është rrezikuar jeta edhe shumë efektivëve të tjerë.Disa orë pas kësaj vrasje, forcat e RENEA-së i vendosen prangat David Qosjes, në momentin që i vuri flakën shtëpisë dhe po tentonte të ikte me vrap në drejtim të malit.

Dëshmitë e banorëve
Banorë të fshatit Torovicë, aty ku ndodhi vrasja e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra kanë treguar detajet e ngjarjes, duke treguar se orët e tmerrit në fshat kanë qenë të gjata,ndërkohë që Ardian Kodra u qëllua me breshëri nga David Qosdja sapo doli nga automjeti i policisë. Pa dashur që të identifikohet,një nga dëshmitarët thotë se autori i këtij krimi ka filluar të gjuajë në ajër që në orën 11:00 të paradites dhe e gjithë ngjarja ka zgjatur deri në orën 18:00, ndërkohë që ka theksuar se ai gjuante në ajër gjatë gjithë kohës. Përveç të tjerash, ai ka thënë se, Qosja i kishte frikë policët dhe se, shkak për këtë krim mund të jetë bërë edhe gjendja e rënduar psikologjike e tij, pasi prej dy vitesh jetonte i vetëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com