Gjykata për Krimet e rënda kanë nisur gjykimin e Leonsio Nikës, i akuzuar për vrasjen e dy prindërve të tij, Ali dhe Jumrie Nika më 29 qershor të 2017 në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Gjatë hetimeve është provuar se 29-vjeçari nga Durrësi vuan nga probleme mendore dhe është i papërgjegjshëm para ligjit.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme Leonsio Nika është shprehur para trupit gjykues se prindërit i ka vrarë për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet.

Në 29 qershor të vitit të kaluar, 29-vjeçari, rreth orës 08:00 vrau me çifte prindërit e tij 70 dhe 66 vjeç.

Er.K/Shqiptarja.com