Vrau prindërit në Bathore, Mirald Metollari i shpëton burgimit të përjetshëm/ Apeli e dënon me 35 vite burg

Vrau prindërit në Bathore, Mirald Metollari i shpëton burgimit të përjetshëm/ Apeli e dënon me 35 vite burg

Mirald Metallari

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mirald Metollarin, i cili vrau prindërit në banesën e tyre në Bathore rreth dy vite më parë. Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Metollarin nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg.

Si ndodhi ngjarja?

Në 24 korrik familja Metollari në Kamëz ishte duke u përgatitur për martesën e vajzës. Por një debat mes djalit dhe kryefamiljarit çdo gjë u kthye në një tragjedi. Mirald Metallari debatoi me babain e tij Polic Myftar Metallari për një mur që po ndërtohej në oborr. Në debat e sipër djali mori armën e shërbimit të babait dhe e qëlloi atë më plumb në kokë. Nëna tentoi të ndalte gjithçka duke i dalë para, por edhe ajo u plagos dhe ndërroi jetë disa ditë më pas.

Mirald Metallari u arrestua dhe gjatë gjithë kohës ishte në një gjendje të rënduar psikologjike. Ai ka kërkuar edhe më herët gjykimin e shkurtuar, me argumentin se e ka pranuar fajin e krimit, por në seancën e parë kërkesa nuk u miratua.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Frutat e vjeshtës, ja përse duhet t’i konsumoni

Frutat e vjeshtës, ja përse duhet t’i konsumoni