Kamëz-Vrau pronarin e marketit në sy të fëmijës 6-vjeç, gjykata jep burg për jetë për autorin 'e penduar' (VIDEO)

KAMËZ- Gjykata e Tiranës ka caktuar burg për jetë për Vladimir Kurtin, i cili vrau pronarin e një marketi për t'i grabitur xhiron ditore në prill të vitit 2018. Ndërkohë bashkëpunëtoi i tij, Rruzhdi Hoda u dënua me 26 vite burg.

Në dokumentin e plotë të siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, dy autorët kanë qenë të pranishëm në sallë teksa janë njohur me vendimin ku kanë shfaqur shenja pendese, madje u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimës, ku në sallë përballë tyre kanë qenë edhe bashkëshortja dhe vajza e viktimës, Rita dhe Elda Buci.

Mësohet se dy autorët kanë pranuar fajin, madje Hoda ka thënë se nëse do e dinte që ngjarja do shkonte kështu, më mirë të kishte vdekur vetë.

"Jam dakort me mbrojtësin. Jam i tronditur nga ngjarja dhe nëse do e dija që do shkonte situata kështu më mire kisha vdekur vete. I kërkoj falje familjarëve, nuk gjej fjale, dhimbja është shumë e thellë, jam shume i penduar kërkoj falje nga të gjithë", mësohet të ketë thënë Hoda.

"Unë e pranoj që kam marrë pjesë dhe që jam fajtor, shume gjera s’po bëhen siç janë, dhe prokurorja shumë gjëra që thotë nuk është e vërtete dhe për gërvishtjen besoj ka analiza qe e vërtetojnë dhe udhëtimi i Rrushdiut e ka një pretekst, unë do e mbaj fajin tim por dhe arma ku është, ku ndodhet, dihet që vëllai i Rruzhdiut është dënuar nga gjykata. I kërkoj falje familjareve të viktimës, kërkoj drejtësi", mësohet të ketë thënë Kurti.

Video e seancës së 30 prillit 2018

Faksimile e vendimit të gjykatës

 

Nga hetimet dy të dënuarit u zbuluan pas pamjeve filmike ku automjeti në pronësi të Hodës lëvizte në zonë, ndërsa pas krimit rrobat dhe armën ata i hodhën në lum. Një tjetër provë që bindi hetuesit dhe gjykatën se në krimin makabër mori pjesë Hoda dhe Kurti ishte dhe përgjimi ambiental në automjetin e përdorur nga Hoda.

Në këtë përgjim është regjistruar Hoda ku flet për armën, fshehjen e saj dhe për Kurtin që ka qëlluar mbi viktimën Agim Buci.

“Me datë 26.04.2018 subjekti (Berti) ka komunikuar me shtetasin Rrushdi Hoda (shoferi) duke e pyetur në lidhje me ngjarjen. Në vijim Rrushdiu komunikon me subjektin duke i thënë atij se kishte zhdukur çdo gjë (provë) nga kjo ngjarje, si rrobat që ata kishin patur veshur, po ashtu edhe armën e krimit. Si bashkëautor në këtë ngjarje ai përfshin edhe shtetasin Vladimir Kurti duke e thirrur me emrin “Midi Hoti”. Po kështu shtetasi Rrushdi Hoda komunikon me subjektin duke i thënë atij se personi që ka qëlluar me armë zjarri në këtë ngjarje është “Midi”. Gjithashtu Rrushdiu komunikon me subjektin duke i thënë atij se armën e krimit e kishte siguruar ai vetë pasi e kishte blerë, por pa dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë fakt.

Aktualisht ky vendim është apeluar ndërsa pritet që gjykata e apelit të vendos nëse do të pranoj kërkesën për pafajësi apo lërë në fuqi burgimin e përjetshëm për dy të rinjtë që vranë kryefamiljarin për 36 mijë lekë të vjetra.

Si ndodhi ngjarja?
Para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën duke u futur në dyqan. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, aty ndodhej edhe fëmija i Agim Bucit. Autorët qëlluan Agim Bucin dhe gruan e tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.

Pas ngjarjes ata u shoqëruan nga policia, por më pas u liruan. Policia u ngriti një kurth pas shoqërimit, Kurti dhe Hoda u liruan dhe gjatë bisedës telefonike të përgjuar ndërmjet, 28-vjeçari i thotë mikut të tij Hoda“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”. Disa minuta më pas të dy u arrestuan nga policia. Vladimir Kurti është një person me precedent penal, pasi më parë është dënuar për vjedhje.

Vladimir Kurti

Rruzhdi Hoda

Viktima Agim Buci

Video e momentit të grabitjes së marketit

VIDEO e Report TV në vendin e ngjarjes natën kur ndodhi vrasja

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 05/08/2019 11:42

    Kur vjen puna per KANUN e respektoni ju idhtaret e KANUNIT. Po a vritet burri ne sy te femijes dhe gruas per disa para? Ti gezoni leket atje ku do kaloni pushimet tani. Ngushellime familjareve se do kene nje person me pak ne familje per faj te ketyre kafsheve

    Përgjigju
  • ACDC: 05/08/2019 10:54

    Ate eshte per ta vrur ne litar direkt. Si vrtet robi per ti grabitur xhiron ditore ,, e me teper ne sy te fëmijës. Ne ate vend dhe Hitleri po te qohet nga varri e te vin aty ska çfare ti bej ati mileti e jo me Edi Rama

    Përgjigju
  • Xhufi vlores: 05/08/2019 10:19

    Aty tani plere e dreqit tere jeten te kalbesh !

    Përgjigju
  • Erik: 05/08/2019 10:05

    Keto jane denime shembullore. Te vdesin ne burg plehrat dhe pse shoqeria duhet te paguaj per t'i mbajtur me buke brenda. Me mire te varin veten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro