Lezhë/ "Arrest me burg" për të dyshuarin si vrasës me pagesë! Dorian Keqi refuzon të shprehet në gjykatë për akuzat e ngritura ndaj tij

40-vjeçari Dorian Keqi i vënë nën akuzë për vrasjen e ish-Drejtorit të Operatorit të Trasmetimit të Energjisë Elektrike Saimir Jaku, do të qëndrojë në burg. Ai u njoh këtë të enjte me masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, ka refuzuar të shprehet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tijë, por avokati mbrojtës i caktuar nga shteti ka mohuar që klienti i tij të ketë lidhje me ngjarjen.

Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në Burg", për 40-vjeçarin Dorian Keqi, ndaj të cilit janë ngritur akuzat "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit". Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjaret e 40-vjeçarit, i cili u arrestua të hënën nga policia e Lezhës, pas urdhër ndalimit që kishte lëshuar prokuroria.

Ai u zbulua në bazë të gjurmeve të gishtave që kishte lënë tek bidoni me benzinë që u gjet pak metra larg vendit ku autoret kishin djegur makinen pas krimit. Dorian Keqi  dhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me të, dyshohet të jenë paguar nga një grup kriminal për të kryer vrasjen, por deri në këtë fazë hetimesh nuk janë arritur të zbulohen porositësit.

Ish-drejtori OST për veriun Saimir Jaku u ekzektuar me 9-shtator të vitit 2016-të.Ai u sulmua me breshëri automatiku nga dy persona, teksa po pinte kafe në një lokal në Rreshen bashkë me një mikun e tij i cili nga të shtënat mbeti i plagosur. Autoret e ngjarjes të cilët mendohet të kenë qenë 3 persona mes të cilëve dhe Dorian Keqi, arritën të largohen me një automjet tip "Benz" i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Kurbinit. Ekzekutimi i Saimir Jakut u pasua me një seri vrasjesh në qytetin e Rrëshenit dhe vende të BE, që mendohet të kenë ardhur se pasojë e përplasjeve të dy grupeve me influence në Qarkun e Lezhës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Konfrontim fizik mes personave te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim!

Konfrontim fizik mes personave te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim!