BERAT- Një person dhe dy shtetas të tjerë në Berat janë ekzekutuar me kallashnikov për shkak se nuk kanë pranuar të paguajnë birrat, që kishin konsumuar dy ish-anëtarë të “Komitetit të Shpetimit” në zonën e Beratit. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në 15 prillin e vitit 1997, ku i vdekur ka mbetur shtetasi Hasan Shallari dhe të plagosur Altin Zhuri dhe Jaçe Hajdari. Pikërisht për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në 1997 prokuroria e Beratit ka mundur të identifikojë dy autorët, ku në pranga ka vënë vetëm njërin prej tyre, Bashkim Nonën, pasi Festim Hasanllari ka vdekur në 1997. Nga sa mësohet Nona, në kohë të ndryshme me anë të të afërmve të tij, i ka kërkuar falje familjes së viktimës, por nuk është falur nga familjarët e tij.
Kjo ngjarje është hetuar disa herë por më pas është pushuar për mungesë provash. Sipas dosjes së prokurorisë Berat, në 15 Prill 1997, shtetasi Altin Zhuri ka pasur në furgonin e tij, shtetasit Hasan Shallari dhe Jaçe Hajdari dhe po lëviznin nga Kuçova në drejtim të Skraparit. Gjatë rrugëtimit të tyre, kanë kaluar pranë një lokali, sipër varrezave, ku gjendeshin, ndër të tjerë, edhe shtetasit Bashkim Nona dhe Festim Hasanllari. Shtetasi Bashkim Nona në atë kohë ka qenë edhe anëtar i “Komitetit të Shpëtimit” në atë kohë. Këta dy shtetas kanë qenë të armatosur, përkatësisht Bashkimi me automatik kallashnikov, ndërsa Festimi me pistoletë. Sipas “një rregulli të pashkruar”, kushdo që kalonte me automjet para këtij lokali ku gjendeshin dy shtetasit, duhej të paguanin faturat për alkoolin dhe birrat e konsumuar nga Bashkim Nona dhe Festim Hasanllari.
Pikërisht, “këtij rregulli” nuk i është bindur drejtuesi i mjetit Altin Zhuri, i cili ka vijuar të lëvizje me furgon. Në këtë moment, kundër furgonit është qëlluar fillimisht me pistoletë nga ana e Hasanllarit, nga goditjet e të cilit janë dëmtuar gomat e automjetit dhe ka ndaluar. Gjatë kësaj kohe, shtetasi Bashkim Nona ka qëlluar me automatik kallashnikov disa breshëri. Pasi kanë konstatuar se furgoni nuk lëvizte më, dy agresorët janë afruar te mjeti dhe kanë konstatuar se kanë qëlluar tre persona, dy prej të cilëve ishin plagosur Altin Zhuri dhe Jaçe Hajdari dhe lëviznin, ndërsa i treti Hasan Shallari nuk mund të lëvizte, i cili kishte gjetur vdekjen.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com