SHKODER - Ulërimat dhe thirrjet e nënës së Elvis Hoxhajt, një prej autorëve të vrasjes së 23-vjeçarit Hermes Beqiri, gjatë seancës gjyqësore, kanë shkaktuar kaos dhe tensione në Gjykatën e Shkodrës. 

Kjo situatë e tensionuar ka shkaktuar ndërprerjen për pak minuta të seancës ngarkim të të arrestuarve për këtë ngjarje të rendë, për shtetasi Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Harifi, ndërsa pas nxerrjes jashtë të familjarëve të autorëve dhe viktimës, seanca gjyqësore ka vijuar me dyer të mbyllura. Nëna e të arrestuarit është ulur me forcë nga ambientet e gjykatës ndërkohë që nuk kanë munguar thirrjet në mbrojtje të të birit, i cili sipas saj është arrestuar me të padrejtë dhe nuk duhet të jetë në të njëjtin vend me kriminelët. 

Kaq ka mjaftuar që seance gjyqësore të ndërpritet për pak momente, ndërsa ka rinisur me dyer të mbylklura. Seanca gjyqësore është drejtuar nga Arben Zefi. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 27 shkurt, për të rishikuar edhe njëherë provat e ngjarjes për krimin që i mori jetën 23-vjeçarit Hermes Beqiri.

23 vjeçari Hermes Beqiri u vra në mbrëmjen e 4 nëntorit në një lokal pas sherrit me Elvis Hoxhajn dhe Ditmir Harifin për një kapele. Autorët e ngjarjes e qëlluan me kallashnikov, ndërsa nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, për t’u ndarë nga jeta një ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

hermes
(Viktima Hermes Beqiri)

d.c./shqiptarja.com