Vrau shqiptarin gjatë një grabitje, italiani lë qelinë e punësohet në biznesin e familjes së tij! Kthehet në burg pas turnit

Vrau shqiptarin gjatë një grabitje, italiani lë qelinë e punësohet në biznesin e familjes së tij! Kthehet në burg pas turnit

Mirco Franzoni

11 vite më parë ai vrau një të ri shqiptar, sot 40-vjeçari Italian del nga qelia e burgut dhe është punësuar në biznesin e familjes së tij.

Bëhet fjalë për Mirco Franzonin, italianin i cili në dhjetor të 2013 qëlloi për vdekje 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj, i cili sipas gjykatë ishte futur për të grabitur në shtëpinë e vëllait të tij në Serle, në zonën e Breshias.

Sipas mediave italiane, pak ditë më parë Franzoni ka marrë dritën jeshile për të punuar në ambientet jashtë burgut dhe në mëngjes del nga burgu i Verzianos dhe më pas kthehet kur të përfundojë turni.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 9 vjet e 4 muaj për vrasje me dashje, pavarësisht se gjykata e Breshias ka pohuar se 40-vjeçari ka qëlluar pas një sherri në rrugë, hajdutin, 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj.

40-vjeçari është në burg që prej 10 tetorit 2019.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 05/02/2024 06:45

    Erdhi koha qe ti thuash "hajde bujrum" hajdutit dhe jo ta vrasesh or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës