Atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius është dënuar sot me 5 vite burg për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp.

Gjyqtarja Masipa i dha gjithashtu 3 vite dënim për armëmbajtje pa leje, vendim i cili u pezullua për mungesë provash. Prokurorët kishin kërkuar të paktën 10 vite burg, ndërsa avokati mbrojtësi i 27-vjeçarit Pistorius pretendonte për 10 muaj shërbim komunitar dhe pjesën tjetër në arrest shtëpiak.

Pas shqyrtimit të argumenteve të Prokurorisë, Masipa dorëzoi vendimin e saj, i cili u përshëndet në heshtje nga të gjithë të pranishmit në sallë.
 
Ndërkaq, atleti nuk dha asnjë shenjë emocioni, ka përshëndetur të afërmit dhe është shoqëruar nga policët. Familja e Reeva Steenkamp tha se dënimi 5-vjeçar ishte i duhur, ndrësa babai i saj u shpreh i kënaqur që drejtësia ishte vënë në vend.
 
Atleti i njohur si “Runner Blade” u bë një nga emrat më të mëdhenj të atletikës botërore në Lojërat Olimpike 2012 të Londrës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)