Rëndohet bilanci i krimit në familje në Bathore ku djali vrau babain pas sherrit për betonin ngjarje kjo e ndodhur më 24 korrik të muajit të kaluar.

Mirald Metallari qëlloi për vdekje me armën e shërbimit babain e tij polic, Miftar Metallari 62 vjeç. 

Mesditën e kësaj të premte ka ndërruar jetë edhe nëna e autorit, Nurie Metallari, 47-vjeçe e cila mbeti e plagosur nga të shtënat e birit 21-vjeçar. 

nurie metallari
Nurie Metallari

Nurie Metallari u plagos nga i biri
Pas 10 ditësh qëndrimi në spital, 47-vjeçarja nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. 

Gjykata la në burg pak ditë më parë autorin e tragjedisë i cili u shpreh përpara togave të zeza se babai e kishte goditur dhe fyer, ndërsa sherri ka degjeneruar deri në rrëmbimin e armës dhe ekzekutimin e të atit. 

Familja Metallari po kryente punime në banesë pasi në mesin e muajit gusht martonte vajzën. Miftar Metallari ishte me detyrë punonjës i Komisariatit Nr.5 të Policisë në Kamëz.

mirald miftar metallari
Mirald dhe Miftar Metallari



Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me ngjarjen e datës 24.07.2017 , ku shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale qëlloi mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe plagosi të ëmën, shtetasen Nurie Metallari 47 vjeçe, ju bëjmë me dije se :

Sot më datë 04.08.2017, rreth orës 08:00, ka ndëruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasia N.M., 47 vjeçe.

Shtetasi M.T., është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com