Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje për 48-vjeçarin shqiptar që vrau të dashurën shqiptare dhe më pas i dha fund jetës në Nea Smyrni të Athinës. Sipas medias greke “Protothema”, 48-vjeçari Altin Allmuça ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij u ka deklaruar autoriteteve se nuk dinte asgjë për marrëdhënien që ai kishte me 45-vjeçaren Julieta Obzova.

Policia greke po përpiqet të zbardhë natyrën dhe kohëzgjatjen e marrëdhënies mes 48-vjeçarit dhe shqiptares, pasi ky element konsiderohet i rëndësishëm për të përcaktuar motivin e krimit.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e 48-vjeçarit në Tavros. Hetuesit po kërkojnë pajisje elektronike, dokumente dhe prova të tjera që mund të hedhin dritë mbi komunikimet e tij me 45-vjeçaren dhe lëvizjet para vrasjes.

Po ashtu, po analizohen telefonat celularë dhe aktiviteti i tyre në internet, për të zbuluar nëse para krimit kishte pasur ndonjë konflikt.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret të dashurën për xhelozi dhe më pas veten! I zuri pritë sapo doli nga pallati, ishte edhe i martuar! Pozonte në rrjet me armë (FOTOT)