TIRANE- Griseldo Kusi, një prej vëllezërve të cilët akuzohen se vranë në 22 gusht në shtëpinë tyre, teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj është dorëzuar ditën e sotme në Policinë e Tiranës. Në kërkim vijon të jetë vëllai tjetër Albano Kusi.

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor, Lorenc Veliaj që shoqëronte Indrit Çelën për riparimin e kondicionerit me të cilin kishin lidhje shoqërore, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçari.

Por dëshmia e këtij të fundit zbardhi pastaj të gjithë ngjarjen e ndodhur. Ai deklaroi se ishin vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin qëlluan me armë punëtorin, pas një debati se po pikonte ujë kondicioneri.