Ekstradohet nga Franca drejt vendit tonë një 41-vjeçar i akuzuar për vrasjen e dy personave të xhaxhait dhe nipit të tij në vitin 2013 në Kurbin. ​Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpool Parisin kanë ekstraduar drejt vendit tonë Valentin Gjini, lindur në Krujë.

Për shkak të konflikteve të pronësisë Valentin Gjini së bashku me babain dhe dy vëllezrit e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të D.Vukaj dhe L.Vukaj të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin më 10.09.2013 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Valentin Gjinin i cili akuzohet për veprën penale të "Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 79, 25 dhe 278/2 i Kodit Penal.
 
Ngjarja- Më datën 06.05.2013 në orën 20:45 shërbimet e Komisariatit të policisë Kurbin janë njoftuar se ne lagjen ”Alk” te fshatit Fushë-Kuqe të rrethit Kurbin ishin vrarë me armë zjarri D.Vukaj dhe L.vukaj, banorë të fshatit Fushë-Kuqe.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)