Vret bashkëshorten, poston foto të
trupit të pajetë, dënohet me burg

Vret bashkëshorten, poston foto të<br />trupit të pajetë, dënohet me burg
Derek Medina, 33-vjeçar, nga Florida vrau gruan e tij e më pas postoi një foto të trupit të saj në rrjetin social Facebook. Ngjarja ndodhi në gusht të 2013. Ai doli para gjykatës, ndërsa pranoi se me telefonin e tij i bëri foto për ta ngarkuar në internet. 

33-vjeçari nuk arriti të bindë jurinë se kishte qëlluar Jennifer Alfonso tetë herë për vetëmbrojtje. Ai tha se gruaja e tij e kishte kërcënuar me thikë, kur e qëlloi atë në shtëpinë e tyre në Majami.

Në atë kohë, kur ai postoi foton, ai shkroi në Facebook pritet të shkojë në burg ose të dënohet me vdekje për vrasjen.

Prokurorja e çështjes tha se veprimi i 33-vjeçarit për ti treguar gjithë botës gruan e vrarë tregon zemërimin e tij, duke bërë këtë akt barbar. 

Medina tani përballet me një dënim prej 25 vjetësh, me akuzën e për vrasje të shkallës së dytë.
derek medina
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure