Vret gruan, për të vënë autoritetin si
burrë: S'më vinte ushqimin përpara

Vret gruan, për të vënë autoritetin si<br />burrë: S'më vinte ushqimin përpara
KRUJE- Krimi brenda familjes godet sërish. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur, pas një sherri, i cili ka ardhur si pasojë e përplasjes mes çiftit prej disa vitesh. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10.30 minuta në fshatin Derven të Krujës. Ndërsa, pak orë pas vetëdorzimit autori i krimit është shprehur se "kam vrarë gruan" për të vendosur autoritetin si burrë, pasi gruaja nuk më pyeste dhe nuk më shërbente, duke mos më trajtuar si bashkëshort.

NGJARJA
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës mësohet se krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Derven paraditen e djeshme. Ndërsa burrë e grua kishin nisur të debatonin në prezencë të tre fëmijëve që në orët e para të mëngjesit.

Debati mes çiftit ka ardhur për shkak se Liljana Menga bashkëshortja e Gjin Mengës i cili është edhe autori i krimit, nuk i është bindur atij, për ti vendosur ushqimin përpara. Një debat banal, por që dërgoi më pas edhe në përplasjen fizike mes çiftit, ku sipas Gjin Mengës, Liljana kishte ngritur akoma më shumë zërin, duke e ofenduar bashkëshortin që për pasojë kishte nisur edhe përplasja fizike mes tyre, ku gruaja kishte nisur të ngrinte dorë ndaj burrit. Kjo ka bërë që Gjin Menga pa dijeninë e fëmijëve të ndjekë bashkëshorten në momentin që ajo kishte dalë jashtë, për t'u futur në kasollen e bagëtive.

Frika se pikërisht në momentin që Liljana Menga kishte hyrë për të marrë kallashnikovin që kishte pa leje Gjin Menga, ka bërë që 52 vjeçari, të merret çiften e të qëllonte mbi bashkëshorten, duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ai ka hyrë në kasollen e bagëtive dhe pasi ka marrë automatikun e ka qëlluar serishtë në trup bashkëshorten e cila po kërkonte ndihmë duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit sipas burimeve zyrtare të policisë Gjin Menga është nisur në drejtim të rajonit të policisë së Fushë Krujës ku dhe është vetëdorzuar, duke pranuar edhe autorësinë e krimit.

Ndërsa para policisë ka pranuar edhe autorësinë e krimit. Ndërsa katër fëmijët e çiftit Menga kishin nisur kujën, ata kanë pritur mbërritjen e policisë së Fushë Krujës për të kryer ekspertizën dhe pasi janë marrë në pyetje kanë treguar edhe konfliktin që kishin pasur bashkëshortët vazhdimisht. Ndërsa Gjin Menga ka treguar shkaqet e ekzekutimit të gruas së tij.

BASHKESHORTI: NUK ME VINTE USHQIMIN PERPARA
Pas vetdorëzimit të tij në polici Gjin Menga ka treguar edhe motivet që dërguan atë në vrasjen e bashkëshortes. Burime zyrtare të policisë së Krujës bëjnë të ditur se 52 vjeçari Gjin Menga është shprehur se " kisha kohë që kisha kontradikta me gruan time. Ajo nuk më bindej dhe kërkonte ajo të ishte e para e shtëpisë, të më sundonte mua dhe fëmijët. Të ishte ajo drejtuese e familjes.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Liljana nuk më sillte ushqimin për të ma vënë përpara për të ngrënë dhe as më përfillte si bashkëshort. Kam kërkuar edhe tek njerëzit e saj, që të ndërhynin që të mos shkoja në një situatë të tillë. Ndërsa ajo me ofendonte në sy të fëmijëve dhe familjarëve vazhdimisht. Ishte bërë një situatë e padurueshme ku e kisha të pamundur të qëndroja qoftë edhe një moment i qetë në familjen time.

Edhe sot (dje) ajo nuk pranoi të më vinte edhe ushqimin përpara dhe ky qe edhe shkaku i përplasjes, ku e qëllova me shuplakë e ajo më ktheu dorë, për të vijuar më pas me përplasjen. Nuk e kisha në plan ta vrisja, por kur hyri në kasolle ajo më tha se do të vrasë. Ndërsa brenda në kasolle kisha automatikun e kisha frikë se do më qëllonte. Për këtë mora çiften dhe e qëllova unë shumë shpejtë.

Ndërsa më pas nuk e kam kontrolluar dot veten kam marrë edhe kallashnikovin duke qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur. Tani që kam bërë krimin më vjen keq, por ishte stresi i përjetuar prej kohësh si rezultat i konflikteve që dërgoi në këtë situatë".

Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve