Ka vrarë një prostitutë me thikë pasi kishte shkruar një libër duke u frymëzuar nga historia e tyre e dashurisë. Historia është ajo e një aspiranti shkrimtar, Daniele Ughetto Piampaschet, 34 vjeç, nga Torino, që është arrestuar nga karabinierët për vrasje me dashur e të paramenduar dhe fshehje kufome. Kjo e fundit i përket Anthonia Egbuna, një prostitutë e re nigeriane e “peshkuar” nga ujërat e lumit Po shkurtin e kaluar.

Piampaschet është autor i dorëshkrimit “Trëndafili dhe luani”, i frymëzuar nga takimi i tij me nigerianet që prostituohej në Torino, dashuria që lindi më pas dhe vrasja e vajzës. Sipas hetimeve, autori ka kryer vrasjen dhe më pas ka hedhur kufomën në lum. Në dorëshkrim, gjithsesi, historia përfundon me protagonistin që shtrëngon vajzën në shëtitoren Regina Margherita (vend që në të vërtetë frekuentohet nga prostituta e ku punonte edhe vajza afrikane) e më pas vetëvritet me pushkë.

Piampaschet, i diplomuar për Filozofi, ishte i obsesionuar nga Afrika dhe tërhiqej nga prostitutat nigeriane. Kishte shpëtuar nga trotuari edhe dy-tre prej tyre. Provat e prokurorisë kanë të bëjnë me spostimet e regjistruara nga antena e telefonit të tij natën e 28 nëntorit 2011, kur është kryer vrasja.

(im/shqiptarja.com)