Një 56-vjecar nga Novosela e Vlorës është vetëflijuar në mënyrë tragjike pasi kishte kaluar në gjendje depresioni dhe për këtë për familjarët e tij kanë qenë faturua e 10-fishuar e energjisë dhe një sërë pengesash të tjera në dokumentacion.

Sipas familjarëve të tij Llazi Nasi, baba i tre vajzave, ishte ankuar disa here për faturën e padrejtë, e cila sipas tij ishte 10 herë më e lartë nga sa shënonte matësi.
Sipas tyre i ndjeri iu është drejtuar disa herë zyrave të OSHEE-së, por nuk mori asnjë përgjigje.
 
“Kishte 80 mijë lekë të vjetra. Tek ato punonjësit atje i kishin shkruar 800 mijë lekë, në atë moment ai u pre , dhe hera tjetër vajti prapë, megjithëse kishte 800 mijë lekë vajti për ti paguar, kur vajti për herë të dytë i thanë që t’i s’ke as emrin, nuk është ky emër.”- tregon vëllai i Llazi Nasit, Gjergji Nasi.
 
“Nga kjo punë ka 10 ditë vëllai që nuk fliste më. Vajti te doktori u vizitua, i dha ai ca kokrra, nuk i tha që je i stresuar, i dha kokrra për të mos ta shqetësuar se e dinte që mund të acaroheshe. Kur sot kreu aktin, përcolli dhe çupën në shkollë, me grua të sëmurë, invalide, është me një këmbë, kur u kthye u fut në kasolle te lopa dhe e gjeti të varur.”- tregon Gjergji Nasi i cili shton se vëllai i tij nuk ka pasur probleme të tilla më parë.

Ndërkohë 56-vjeçari pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka marrë mjekim nga qendra shëndetësore në Novoselë për gjendje të rënduar psikologjike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)