Vrioni kërkon mbështetjen e tifozëve, Omeri: Na rreh gjaku për Shqipërinë (VIDEO)

Ashtu si Kombëtarja e madhe edhe ekipi U-21 i drejtuar nga Bushi do të nisë të shtunën eliminatoret e Europianit. Në “Elbasan Arena” kuqezinjtë e vegjël do të presin Turqinë, një rival që synojnë t’i marrin tre pikët. Në prag të sfidës sulmuesi Giacomo Vrioni është shprehur:

“Shpresoj të bëjmë maksimumin si në çdo ndeshje të sezonit të kaluar. Duam të jenë sa më shumë njerëz për të na përkahur. Synimi është të bëjmë të mirën dhe jemi të sigurt që do ta bëjmë."

Ndërkohë Omar Imeri, mesfushori sulmues i krahut të djathtë, i petur nëse i kënaq një pikë në këtë ndeshje përgjigjet:

“Nuk na kënaq barazimi me Turqinë, shpresoj të fitojmë. Është e para dhe është e rëndësishme.”

Omeri është shqiptar i Maqedonisë së Veriut i cili aktivizohet me Shkëndijën e Tetovës dhe kur pyetet nëse ishte e vështirë për të zgjedhur Shqipërinë ai përgjigjet:

“Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë.”

Tre ditë pas ndeshjes me Turqinë, kombëtarja U-21 do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Grupin 3 kundër Andorës në transfertë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë