ITALI-Dy shqiptarë janë gjetur të masakruar me plumba në Milano. Mediat italiane thanë se se trupat e pajetë u përkasin dy vëllezërve, por Shqiptarja.com meson se behet fjalë për dy kushërinj nga fshati Spiten i Lezhës. Dyshohet se krimi ka ndodhur për larje hesapesh. Sipas policise italiane, pista më e besuar eshte ajo pas prishjes së pazareve të drogës.
Mediat italiane shkruajnë se, dy shqiptarët Agron Lleshaj dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç janë gjetur të vrarë në rrugën Ancon në provincën Canegrate në Itali. Të dy kushërinj ishin rezidente në Parabiago, të Milanos.
Fillimisht karabinierët menduan se bëhej fjalë për një aksident rrugor, por më pas rezultoi se dy shqiptarët ishin vrarë nga një seri plumbash dhe gjendeshin në një makinë e tipt 'Polo Volkswagen' e cila ishte e përmbysur.
Sipas të dhënave të para mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një larje hesapesh. "Nje Far West", e kane cilësuar mediat italiane ngjarjen me dy shqiptarët ndaj të cilëve kishte disa precedentë penale.
Kanë qënë pikërisht banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë duke dëshmuar se bëhej fjalë për një aksident.
Në vendngjarje krahas forcave të shumta policore ndodhen edhe specialistë të mjekësisë ligjore.
Autoritetet konstatuan se dy shqiptarët janë vrarë me pistoletë ndërsa përpiqeshin të arratiseshin.
Drejtuesi i makinës humbi jetën dhe makina u godit me makina të tjera duke u përmbysur.

(Ekspertet ne vendin e ngjarjes)
Policia italiane: Dyshohet për larje hesapesh
I gjetën brenda një makinë të përmbysur në Canegrate. Automjeti ishte përshkruar nga një seri plumbash, trupat kur u pikasën nuk kishin shenja jete.
Nga hetimet paraprake dyshohet se makina e vëllezërve shqiptarë është ndjekur nga një tjetër automjet për disa kohë derisa i kanë arritur dhe i kanë qëlluar në ecje.
Autorët ishin siguruar që të dy vëllezërit kishin vdekur para se të largoheshin. Keto jane dyshimet e policise italiane qe shprehet se plumbat ishin shkrehur gjate makines ende ne ecje, por dhe kur automjeti ka pesuar karambol. Autoret kane qelluar ndaj dy personave brenda ne mjetin e permbysur.
Policia italiane dyshon se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Në fillim dyshuan për një aksident të mundshëm automobilistik, por pasi kqyrën skenën dhe mënyrën e vrasjes, karabinierët nuk kanë më dyshim; bëhet fjalë për një larje hesapesh.
Dyshimet më të mëdha bien për larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.
Nuk është hera e parë që në Milano ka vrasje të këtij lloji. Mediat italiane shkruajnë se dhe më parë ka pasur raste të ngjashme, ku janë shënuar viktima për dërgesat e drogës së papaguara.
[gallery]19593[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO