Një 25-­vjeçar shqiptar eshte vrarë në Gjermani, ndërsa shoku i tij është plagosur. Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Ehrenfeld dhe viktima është identifikuar si Luan.T. ndërkohë që i plagosuri Berat.Y.

“Nga çfarë kishte frikë të vdiste Berat Y. 24 vjeç?", kështu shkruajnë mediat gjermane.  Ai fillimisht u plagos fatalisht dhe më pas kishte luftuar me vdekjen, duke ecur i plagosur nëpër pallat dhe në fund nuk mori ndihmë, pasi asnjë fqinj nuk ia hapi derën.

Berat.Y është përpjekur t’i shpëtojë vrasësit të panjohur. Ndërkaq, shoku i tij, Luan T, mbeti i vdekur. Nga autopsia është zbuluar se shqiptari 25-vjeçar vdiq nga një e shtënë në pjesën e sipërme të trupit. Sulmuesi e kishte goditur me një plumb. Nga ana tjetër, Berat Y. ka qenë jashtë rrezes së zjarrit dhe pasi mori një plumb në tru iku me vrap nëpër shkallë.

Ai bëri thirrje për ndihmë dhe u rrëzua në tokë. “Edhe pse kam dëgjuar një zë, mendova se vinte nga jashtë”, thotë një fqinj. Ai është zvarritur deri në katin e parë. Ai trokiste nëpër dyer, por askush nuk e hapte.

Një tjetër fqinj thotë se “Unë kam qenë në shtëpi, isha duke dëgjuar muzikë me tim bir". Gjatë vrasjes duhet të jetë përdorur një silenciator, sepse nuk është dëgjuar një e shtënë e vetme.

Berat Y. është torturuar përsëri, duke u zvarritur poshtë te shkallët, deri në katin e parë. Ai e hapi derën dhe vetëm një shofer taksie i kishte dhënë fund vuajtjes, duke e dërguar për në spital, ku ndodhet i plagosur.

Edhe për shkaqet e vrasjes ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete, nëse bëhej fjalë për prishje pazaresh, apo konflikte personale.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)