Vritet aktivistja turko-amerikane gjatë protestës, Tel Avivi nën akuzë! Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 8 të vdekur dhe 15 të plagosur, OKB reagon ashpër

Vritet aktivistja turko-amerikane gjatë protestës, Tel Avivi nën akuzë! Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 8 të vdekur dhe 15 të plagosur, OKB reagon ashpër

Aktivistja pro-palestineze me shtetësi amerikano-turke, Aysrnur Egzi Eygiche, e vrarë gjatë protestës në Nablus

Gaza- Në frontin e ri të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, në Bregun Perëndimor u njoftua se është vrarë gjatë një proteste pro-palestineze në Nablus, aktivistja e njohur Aysrnur Egzi Eygiche, e cila ka nënshtetësi amerikano-turke, duke krijuar kështu një fërkim të ri të mundshëm midis Uashingtonit dhe shtetit hebre.

Nuk mjaftoi vetëm vetëm kaq, por Izraeli gjatë natës, duke gdhirë 7 Shtatori, ka bombarduar edhe disa strehimore në Gaza, teksa hodhi në erë një ambient që shërbente si shkollë, duke vrarë të paktën 8 persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Kjo po ndodh pikërisht në kohën kur SHBA-ja vazhdon të përpiqet të kapërcejë hendekun midis pozicioneve që deri më tani ka penguar nënshkrimin e një armëpushimi në Gaza dhe Izraeli ka liruar kontrollin e tij në Jenin, objektivin e dhjetë ditëve të inkursioneve në territoret palestineze, në kërkim të atyre që i cilëson si terroristë të Hamasit, shkruan “La Repubblica”.

Por edhe një sulm ajror kundër Pasdaranit në Siri, ka rindezur tensionin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në një kohë kur Uashingtoni dhe Teherani po diskutojnë rifillimin e negociatave bërthamore, disa javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Luftimet mes Izraelit dhe Hamas-Hezbollah

OKB: Hetim i thelluar për vdekjen e aktivistes në Nablus

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për "një hetim të plotë" për vrasjen e aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila ndodhi dje (6 Shtator) gjatë një proteste në Beita, pranë Nablus, në Bregun Perëndimor, raportoi BBC.

"Ne do të donim të shohim një hetim të plotë mbi rrethanat" e vdekjes së tij, tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, duke shtuar se civilët "duhet të mbrohen në çdo kohë".

Tetë të vdekur në sulmin në shkollë në veri të Gazës

Ndërkohë që tetë persona kanë vdekur pas një sulmi izraelit në një shkollë në veri të Gazës. Lajmi është raportuar nga “Al Jazeera” dhe nga agjencia palestineze “Wafa”.

Bastisja goditi një strehë të kthyer në shkollë në Jabalia. Përveç viktimave janë edhe 15 të plagosur. Sulmi njoftohet se kishte për qëllim tendat ku njerëzit e zhvendosur flinin brenda shkollës Halimah al-Saadiyah.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut