Naman Demolli, i vrarë javën e shkuar, nuk është shqiptari i vetëm i rreshtuar në krah të rebelëve në Siri, ku luftojnë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad.

Ish-luftëtar i UÇK-së , Naman Demolli, u plagos në malet e Kosovës, në vitin 1999, gjatë luftës me Serbinë, por arriti të mbijetonte.

Ai u vra mërkurën e kaluar, në një betejë në Siri, duke luftuar në radhët e luftëtarëve kundër regjimit të Bashar al-Asad.

Ai ishte reshtuar në radhët e ushtrisë siriane si vullnetar në frontin e luftës. Familjarët e tij janë njoftuar për lajmin e hidhur të shtunën  dhe sot organizuan ceremoninë e varrimit.

Shqiptari, Demolli ishte një anëtar i UÇK dhe një aktivist fanatik i lëvizjes ‘Bashkohu’ dhe për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë.

lufta e siri

(ad.ti/shqiptarja.com)