Vritet këshilltari i Mitrovicës Veriore
ishte kandidat në zgjedhjet lokale

Vritet këshilltari i Mitrovicës Veriore<br />ishte kandidat në zgjedhjet lokale
MITROVICE- Këshilltari në Komunën e Mitrovicës Veriore, Dimitrije Janiqijeviç, është vrarë para shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës.

Vrasja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme ndërsa nuk dihet ende se kush është autori dhe motivet.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë komandanti rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriç.

Janiqijeviç ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e fundit lokale nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale.

Autoritetet spitalore në veri i kanë thënë korrespondentes së REL-it se Janiqijeviç është dërguart në spital pa shenja jete.
Ai ka qenë 35 vjeç dhe baba i tre fëmijëve. Policia pritet të dalë sot me më shumë detaje rreth vrasjes.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar