Kapiteni i kombëtares së Hondurasit, Arnold Peralta 26 vjeç është vrarë me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare .Policia lokale dyshon se vrasja është bërë nga një grup grabitësish, megjithatë hetimet janë ende në proces për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për arrestimin e autorëve.